Home Aktuale Shkolla e Maltërnocit bëhet më ujë të pijshëm(video)

Shkolla e Maltërnocit bëhet më ujë të pijshëm(video)

158
0
SHARE

Për nxënësit e Maltërnocit të komunës së Bujanocit  tash  e tutje do të ketë kushte edhe më të mira  sepse  do të kenë ujë të pijshëm dhe për pastrim brenda objektit të shkollës.

Edhe përkundër objektit  të shkollës  me standarde europiane që u ndërtua nga ndërkombëtarët pas  përfundimit  të konflikteve të armatosura në  luginë, falë bashkëpunimit të pushtetit të Bujanocit  të asaj kohe, me gjithate  nxënësve të kësaj shkolle u mungonte uji i pijshëm.

Edhe pse kishin të instaluar sitsemin e ujit,  megjithate ai  i mungonte përshkak të mungesës të një pusi, kështu që nxënësit ishin të  detyruar që ujin për pije dhe për pastrim ta bartnin me shishe nga shtëpitë e tyre.

E  me ndërtimin e xhamisë së re në këtë fshat, njerëzit human hapën një pus për nevojat e xhamisë dhe që më pas uji  është kyqur dhe në  sistemin e shkollës që është afër xhamisë.

Nga tash e tutje ata do të kenë çështjen më primare,  ate të ujit të pijshëm dhe për mbajtjen e pastërtisë që i ka munguar me dekada.

Së fundmi janë lëshuar në përdorim dhe banjot e kësaj shkolle që nuk kanë qenë  në përdorim nga ndërimimi i objektit.

Naser Zairi, drejtor  i shkollës fillore”Muharrem Kadriu” në Tërnoc e që ka paralelen e vet të ndarë në Maltërnoc, shprehet i kënqur që nxnësit tashmë kanë ujë të mjaftueshëm në shkollë e që më parë nuk e kanë pasur.

Zairi duke falënderuar donatorët për hapjen e pusit theksoi se tashmë kemi siguruar ujin me rregullimin e popmës për bartjen e ujt.

E  më të gëzuarit ishin nxënësit, ata kanë falëndruar të gjitha ata që kontribuan për sigurimin e ujit./Lugina Press/