Home LAJME Shkëlqejnë xhudistët e Ipponit nga Shkupi

Shkëlqejnë xhudistët e Ipponit nga Shkupi

294
0
SHARE

Një ndër klubet që me sukses po kultivon sportin e xhudos në Maqedoni, është klubi Ippon, që në radhët e veta po rrit me sukses kampionët e të ardhmes raporton  PortAlb .

Pasi që muajin e kaluar ishin pjesëmarrës në turne ndërkombëtar të zhvilluara në Shkodër të Shqipërisë, Rozhaje të Malit të Zi dhe në Prilep të Maqedonisë , këtë muaj e kanë filluar një turne tjetër dhe atë përsëri nga Mali i Zi, më saktësisht nga qyteti i Nikshiqit. Në këtë turne ku kishte mbi 250 garues, nga Sllovenia, Kroacia, Serbia, Bosnjë e Hercegovina, Maqedonia dhe vendi organizator Mali i Zi, Ipponi u paraqit me katër garus. Arbresha Rexhepi arriti të fitojë medalje ari, Hamza Jashari gjithashtu ishte i pari, Amra Fejzullahu arriti të jetë e treta dhe Arber Rexhepi u plasua në vendin e pestë.

Menjëherë pas këtij turneu xhuditët janë shpërngulë për në Serbi, më saktësisht në qytetin e Kralevës, ku do të jenë pjesëmarrës të një turneu tjetër ndërkombëtarë e ku marrin pjesë xhudistë nga Bullgaria, Greqia Mali i Zi, Maqedonia dhe  Serbia. Garat në Kralevë fillojnë sot në ora 11:00, ndrësa nëse edhe në këtë turne Arbresha Rexhepi arrin të fitojë vendin e parë, do të jetë medalja e 5-të e artë për te.

Nga klubi Ippon, na njoftuan se pas këtij turneu ata udhëtojnë drejt Kroacisë, ku do të jenë në turneun shumë të fortë që do të mbahet në Dubrovnik.

Nga garuesit tjerë të Ippon, deri më tani në këto turne që edhe i cekëm kanë fituar këto medalje. Hamza është kurorëzuar me dy medalje të arta dhe dy bronze, Amra ka 4 bronz dhe Arbri ka fituar një të artë dhe një të bronztë. /Lugina Press/

Arbresha Rexhepi