Home Aktuale SHH «Medvegja» vizitoi Federatën Panshqiptare «Vatra» në Amerikë

SHH «Medvegja» vizitoi Federatën Panshqiptare «Vatra» në Amerikë

1097
0
SHARE

 Ky delegacion u mirëprit nё njё atmosferё shumё tё ngrohtё nga Federata Panshqiptare e Amerikës «Vatra», njё organizatё kjo e para dhe më e vjetra shqiptare në diasporë, themeluar nga kolosët e kombit në pavarësinë e shtetit shqiptar.

Teksti dhe foto Dashnim HEBIBI

New York, 01.03.2015

Këto ditë në SHBA po qëndron një delegacion i Shoqatës Humanitare «Medvegja», me qendër në Fully të Zvicrës. Me rastin e kësaj vizite, delegacioni në fjalë, i përbërë nga Zenel Neziri, kryetar; Ismet Selmani, ish-kryetar dhe anëtar; Fadil Selmani, sekretar; dhe Jonuz Fetahu, publicist i Medvegjës, vizitën e parë e realizuan te Federata Panshqiptare «Vatra» e Amerikës, duke e ditur dhe njohur punën madhore që e ka bërë më shumë se një shekull për çështjen shqiptare. Në këtë takim ishte edhe kryetari i Shoqatës «Kosova Lindore» në Amerikë, Shaban Memeti si dhe Ilber Rainca-Beli nënkryetar.

Gjatë takimit
Gjatë takimit

Si çelës të takimeve të tjera, ata deshën të bashkëbisedojnë në sofrën e «Vatrës« dhe më pastaj të ralizojnë takime të tjera, të parapara sipas agjendës. Delegacioni medvegjas u mirëprit nga kryetari i «Vatrës«, Dr. Gjon Buçaj, zv/kryetarët Agim Rexhaj dhe Asllan Bushati, anëtari i Kryesisë Marjan Cubi, anëtarët e Këshillit Zef Përndocaj, Idriz Lamaj dhe Muhamet Omari, editori i gazetës «Dielli», anëtar i kryesisë së «Vatrës», Dalip Greca. Së bashku me medvegjasit ishte edhe gazetari e publicisti i mirënjohur, jo vetëm në SHBA, por në gjithë botën shqiptare Halil Mula, i cili kishte aranzhuar këtë takim, si mundësi bashkëpunimi në të ardhmen.

Kryetari i «Vatrës«, Dr. Gjon Buçaj duke i përshëndetur mysafirët
Kryetari i «Vatrës«, Dr. Gjon Buçaj duke i përshëndetur mysafirët

Takimi në fjalë ishte i përzemërt dhe lirisht mund të thuhet vëllazëror

Kryetari i Vatrës, Dr.Gjon Buçaj u uroi mirëseardhje mysafirëve, duke u thënë që të ndihen si në shtëpinë e tyre dhe i falënderoi shumë për këtë vizitë. Z.Buçaj, në pika të shkurtra foli për dia nga aktivitetet e shumta kombëtare që ka bërë «Vatra» për çështjen kombëtare.

Foto kujtimi
Foto kujtimi

Ndërsa, mysafirët bashkëbiseduan për tema të ndryshme, si për shoqatën, ashtu edhe për situatën aktuale politike, sociale dhe ekonomike në Medvegjë. Përshëndetje vëllazërore u dhanë vatranëve edhe nga kryesia e Shoqatës «Lugina e Preshevës» në Gosau të Zvicrës, përcjellë nga z.Zenel Neziri. Gjatë këtij takimi, fjalën e morën, përpos kryetarit të SHH «Medvegja», z.Zenel Neziri, edhe Ismet Selmani, Fadil Selmani, Jonuz Fetahu dhe Llukman Halili, i cili është shoqërues i këtij delegacioni. Edhe nga ana e vatranëve, e morën thuajse të gjithë të pranishmit fjalën dhe bashkëbiseduan ashtu siç bashkëbisedojnë vëllezërit ndërmjet vete.

DSC_0488
Me mirënjohje u nderua  nga SHH «Medvegja»Federata Panshqiptare «Vatra»
DSC_0494
Dhuratë  iu nda edhe monografia e SHH «Medvegja», Federatës Panshqiptare «Vatra»

Ky delegacion u mirëprit nё njё atmosferё shumё tё ngrohtё nga Federata Panshqiptare e Amerikës «Vatra», njё organizatё kjo e para dhe më e vjetra shqiptare në diasporë, themeluar nga kolosët e kombit në pavarësinë e shtetit shqiptar.

Nga një monografi iu dhurua të gjithë të pranishmëve nga ana e «Vatrës»
Nga një monografi iu dhurua të gjithë të pranishmëve nga ana e «Vatrës»

Në këtë takim u përmend edhe shprehja e famshme që lindi që në kohën e themeluesve të parë të «Vatrës» dhe që u mbajt gjallë nga vatranët nga Jonuz Fetahu: «Mbahu nëno / mos ke frikë / se ke djemtë në Amerikë», e cila është përsëri sot e gjallë dhe monumentale.

DSC_0496

Në fund të takimit, kryetarit të «Vatrës» iu dhurua në monografi e shoqatës, si dhe një mirënjohje për kontributin e madh të vatranëve ndër vite për çështjen kombëtare.

Një foto e përbashkët tek hyrja e «Vatrës»
Një foto e përbashkët tek hyrja e «Vatrës»

Vlen të theksohet se kjo vizitë për Kryesinë e SHH «Medvegja» është e shenjtë, ndërkaq dolën disa ide për të ardhmen e mirë të Medvegjës Dardane, për ç`gjë Federata Panshqiptare «Vatra» do ta japë kontributin e saj aty ku duhet për të mirën e kësaj treve shqiptare. (dialogplus.ch)