Home SHKENCË Shënohet rekord gazi serrë, Toka është drejt mbytjes!

Shënohet rekord gazi serrë, Toka është drejt mbytjes!

142
0
SHARE

Alarmi vjen nga Organizata Meteorologjike Botërore, thotë se ka një shtim shqetësues të përqendrimit të gazeve të dëmshëm.

Bota duket se injoron apelet për sensibilizim ekologjik, që kanë lëshuar ekspertët. Kështu, Toka po lihet drejt një “humnere”, pa rrugë kthimi.

Kjo është me pak fjalë përmbledhja e dosjes së fundit që vjen nga Organizata Meteorologjike Botërore, që denoncon një shtim shqetësues të përqendrimit të gazeve të dëmshëm, duke iu shtuar edhe një aftësie më të vogël për të absorbuar anidridin karbonik.

Shenjë kjo që kufiri i riorganizimit të Planetit, ka mbërritur vërtet në një pikë të vështirë.

Sipas vlerave të dosjes së fundit, përqendrimi i CO2 në atmosferë ka mbërritur 396 pjesë për milionë, që përkon me 142% në krahasim me nivelin paraindustrial. Kurse metani dhe oksidi i azotit janë respektivisht 253% dhe 121%, në krahasim me nivelet përpara vitit 1750.

Për sa i takon CO2 në veçanti, shtimi i regjistruar mes 2012-s dhe 2013-s, është edhe më i lartë prej më shumë se 30 vjetësh.

Për efekt të gazit serrë, aftësia e Tokës për të mbajtur radiacionin diellor, në vend që të shpërhumbet në hapësirë, është shtuar me 34% në krahasim me 1990-n. Shifra që ngjallin frikë. Në këto kushte, temperatura tokësore, në vend që të shtohet maksimumi me dy gradë brenda fundit të shekullit, rrezikon të rritet dyfish, me efekte shpërfytyrues në nivel global.

Globale si kriza ekologjike, që shfaqet si një “spektër i rrezikshëm” mbi tokën dhe detet e planetit tonë, që është i ekspozuar më shumë se kurrë ndaj një rrisku me peshë më të madhe, siç pohojnë ekspertët, sesa pasojat që pati kriza e fundit financiare. Sipas studimeve të fundit, mund të zvogëlohet aftësia e biosferës, që normalisht absorbon 55% të çlirimit të CO2.

Aftësia e oqeaneve për të absorbuar këtë gas serrë, për shembull, tani është 70% në krahasim me epokën preindustriale dhe rrezikohet të humbet një tjetër 20% brenda fundit të shekullit. Rasti më i afërt për negocim do të jetë konferenca e Limës në Peru, e parashikuar për dhjetorin e ardhshëm, ku do të tentohet të arrihet në një traktat global mbi klimën, që do të përshtatet nga vendet e OKB në konferencën e Parisit në fund të 2015-s. Qëllimi është formulimi dhe ndërmarrja e aksioneve për të kontrastuar fenomenin degjenerues që po i ndodh Tokës.