Home Aktuale Shënohet Manifestimi “Flaka e Janarit” në Gjimnazin “Skënderbeu” në Preshevë

Shënohet Manifestimi “Flaka e Janarit” në Gjimnazin “Skënderbeu” në Preshevë

244
0
SHARE

Nis “Karvani i Shkrimtarëve të Luginës”…

Shoqata e Shkrimtarëve “Feniks” (Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë), shënoi Manifestimin tradicional vjetor “Flaka e Janarit” , para nxënësve dhe profesorëve të kësaj shkolle.
Për historikun e kësaj date, foli profesori i gjuhës dhe i letërsisë shqiptare, z. Shefat Ademi, i cili në pika të shkurtra foli për rëndësinë e këtij Manifestimi, rikujtoi Vëllezërit Gërvalla dhe Kadri Zeka, të cilët pabesisht u vranë nbë Gjermani. Po ashtu foli nëpër etapa historike që nga koha e lavdishme e Skënderbeut e deri në historinë më të re, për heronjtë që ranë në altarin e lirisë.


Edhe drejtori i shkollës, z. Nadër Sadiku, i përshëndeti të pranishmit e sidomos mysafirët nga Gjilani dhe poetët e pranishëm, duke iu dëshiruar mirëseardhje në shkollën në të cilën ai e drejton .
Në këtë Manifestim u bë anëtarësimi i krijuesit Harbin Veseli, të cilit kryetari i Shoqatës, Bilall Maliqi, publikisht ia dhuroi librezën e anëtarësisë.

 


Pati edhe orë letrare, në të cilën lerxuan poetët: Hysen Këqiku, Rexhep Abazi, Xhahit Ramadani, Avni Shaqiri, Demush Berisha, Harbin Veseli, Ramize Halimi e Herolinda Salihu. Pati deklamime edhe nga nxënësit e kësaj shkolle, Samir Maliqi e disa të tjerë.
Shkrimtari Hysen Këqiku, bibliotekës së shkollës ia dhuroi dy botimet e tij…

Karvani në SH.M.T “Presheva” në Preshevë…

Të njëjtën ditë Karvani i Shkrimtarëve të Luginës e vizitoi SH.M.T “Presheva” në Preshevë, me paralelen e medicinës.

Në këtë shkollë u përurua romani për fëmijë i shkrimtarit Hysen Këqiku “ Rruga e kthimit”.
Për librin foli redaktori Bilall Maliqi, ndërsa në mungesë të recensentit të librit, Musa Dushica, mendimin e tij e lexoi krijuesja Nita Jusufi.
Kryetari Maliqi foli edhe për Panoramën “Psherëtimë për tokën II”, duke e çmuar lart punën e palodhshme të Këqikut për kompletimin e kësaj vepre madhore.
Pati edhe orë letrare, në të cilën lexuan poetët: Hysen Këqiku, Xhahit Ramadani, Demush Berisha, Harbin Veseli, Ramize Halimi, Herolinda Salihu dhe Nita Jusufi.
Shkrimtari Hysen Këqiku, bibliotekës së shkollës ia dhuroi dy botimet e tij…
Në fund, autori i librave i përshëndeti të gjithë të pranishmit dhe iu dhuroi nxënësve nga një libër
Vlen të theksohet se Shoqata e Shkrimtarëve “Feniks”, shkrimtarin Hysen Këqiku e nderoi me Mirënjohje për botimin e Panoramës së krijuesve të Kosovës Juglindore “Psherëtimë për tokën” (I dhe II).
Në fund z/v. Drejtori i shkollës, z. Nexhat Agushi, i falënderoi të gjithë poetët e prasnishëm për pjesëmarrjen dhe angazhimin në këtë Manifestim…

Bilall Maliqi, kryetar