Home Aktuale Shënohet incidenti i parë në Prizren

Shënohet incidenti i parë në Prizren

125
0
SHARE

 Në konferencën e parë për media, Prokurorja e shtetit, Laura Pula dhe zëdhënësi i policisë, Baki Kelani, kanë konfirmuar se në një vendvotim në Prizren është shënuar një incident ku zyrtari zgjedhor ka penguar qytetaren gjatë procesit të votimit.

Prokurorja e shtetit, Laura Pula dhe zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Baki Kelani, kanë thënë se deri më tani në të gjitha vendvotimet nuk është shënuar ndonjë incident i rëndë, përveç një rasti në Prizren, ku një qytetare është penguar nga një zyrtar zgjedhor.

Ata thanë se zyrtari i zgjedhjeve është ndërruar menjëherë dhe procesi i votimit ka shkuar normalisht.

Prokuroria bëri me dije se në terren janë 100 prokurorë dhe 300 ndihmës për vëzhgim. /Telegrafi/