Home Aktuale Shënohet 18 vjetori i daljes në skenë e UÇPMB-së dhe vrasja...

Shënohet 18 vjetori i daljes në skenë e UÇPMB-së dhe vrasja e vllezërve Saqipi (foto )

152
0
SHARE

Sot më 26 janar, janë përkujtuar  martirët e fshatit Dobrosin të cilët u vranë padrejtësisht nga forcat policore Serbe, ku menjëher pas rënjes të vllezërve Saqipi  doli në skenë për herë të parë Ushtria për Çlirimin e Preshevës, Medvegjës dhe Bujanocit.


Në këtë përkujtim morën pjesë familjet e dëshmorëve, veteranë të UÇPMB-së dhe qytetarë të Luginës,  Të pranishmit i përshëndeti   kryetari i OVL-së së Bujanocit   Muhamed Xhemaili.

Një historik i shkurtë u lexua nga historiani Halim Hasani duke treguar këtë datë e cila e shënoi  kthesën dhe historinë e Shqiptarëve të Luginës.
I pranishëm ishte edhe djali i Jonuz Musliut, Shqipërim Musliu të cilit edhe ja kishte lënë amanet babai i tij që në çdo datë të shënuar të dëshmorëve të Lugines të jenë pjesmarrës familja Musliu e cila nuk u ndal së punuari për qështjen e shqiptarëve të Lugines deri në fundin e jetës së tij.
Në fund të këtij manifestimi familjarët përshëndetën këtë tubim të organizuar për djemët e tyre të cilët u vranë nga forcat policore Serbe.