Home Shëndeti Shenjat paralajmëruese të goditjes në tru

Shenjat paralajmëruese të goditjes në tru

114
0
SHARE

Diçka ndodh me ju, por nuk mund të kuptoni nëse është lodhje ose është diçka tjetër në pyetje. Nëse nuk mund të buzëqeshni, të thoni një fjalë të thjeshtë, ta nxirrni gjuhën ose t’i ngrini duart, kërkoni ndihmë të shpejtë.

Gjatë sulmit në tru, dëmi më i madh mund të pengojë edhe intervenimin e shpejtë të mjekut. Nëse arrini në mjek për tri orë pas simptomave të para, shërimi do të jetë shumë më i lehtë.

Arsyeja më e shpeshtë për dëmtimin e enëve të gjakut në tru, të cilat sjellin edhe deri tek sulmi në tru është arterioskleroza. Kjo është një sëmundje e cila sjell deri tek krijimi i shtresave të kolesterolit, të kalciumit dhe lëndëve të tjera në enët e gjakut, gjatë të cilës krijohet ngushtim i tyre, fryrja dhe dobësimi i mureve të enëve të gjakut.

Si ta dalloni sulmin në tru?

Simptomat e para të sulmit në tru ndonjëherë është vështirë të njihen, andaj pacienti mund pësojë një dëm të rëndë të trurit.

Simptomat më të shpeshta janë:

Mpirja, pafuqia dhe marrja e duarve dhe këmbëve, veçanërisht nëse kjo ndodh në njërën anë të trupit.
Kokëdhimbja e menjëhershme, e pasuar me vjellje pa ndonjë arsye të qartë.
Çrregullim i të folurit: theksim i vështirësuar dhe i pakuptueshëm i fjalëve, ose pamundësi e plotë për t’u theksuar fjalët.
Zvogëlimi ose humbja e shpejtë e të pamurit, veçanërisht në njërin sy, ose vetëm në gjysmën e fushës së pamjes (shihni me të dy sytë por vetëm gjysmën e pamjes).
Humbje e baraspeshës ose koordinimit e lidhur me simptoma të tjera.
Marramendje, pasiguri dhe lëkundje gjatë ecjes, rënie të befasishme të lidhura me simptoma tjera.

LEAVE A REPLY