Home Shëndeti Shëndeti i gojës:Nga paradentoza atakohet çdo i treti person

Shëndeti i gojës:Nga paradentoza atakohet çdo i treti person

166
0
SHARE

Mbi 40-50 për qind e shqiptarëve kanë probleme me paradentozën, sëmundjen e mishrave të dhëmbëve, e cila shkakton rënien e tyre. Rekomandohet konsultimi me kohë tek dentisti sepse në të kundërtën më vonë nuk mund të shërohet ka shtuar specialisti i stomatologjisë Latif Hafëzi. Në dallim me periudhën e më hershme është shtuar dukshëm kujdesi për mirëmbajtjen e shëndetit në vendin tonë ka theksuar ai.

Sipas specialistit Latif Hafëzi – kryesh në shërbimit e stomatologjisë në Shtëpinë e Shëndetit në Preshevë personat që vuajnë nga kjo sëmundje do të kishin kujdes maksimal për higjienën e gojës dhe të drejtoheshin te stomatologu çdo 6 muaj, sëmundja e paradentozës do të ngadalësohej. Shkaktar të kësaj sëmundjeje veç faktorit gjenetik, është mungesa e higjienës dhe pirja e duhanit. Sipas tij çdo i dyti person atakohet nga kjo sëmundje ku dëmtohet mishi i dhëmbëve.
Ndërsa për sa u përket moshave kjo gjë ndryshon te k femrat dhe meshkujt. Sëmundja në fjalë zakonisht mund të paraqitet pas moshës 30 vjeçare. Paraqitja me kohë tek dentisti për konsulta mund të parandalojë me kohë sëmundjen ndërsa në fazat e më vonshme kjo sëmundje nuk shërohet. E sa i përket vetëdijesimit mjeku në fjalë ka theksuar se niveli për mirëmbajtjen e shëndetit të gojës është shtuar dukshëm tek ne.
Sipas mjekut rekomandohet përdorimi i folurit sepse fluori ka veprim lokal dhe të përgjithshëm, pasi depozitohet në organizëm. Marrja e fluorit nuk duhet të shoqërohet me nënprodukte të qumështit, sepse kalciumi nuk e lejon përthithjen e tij. Vlen të theksohet se sëmundjet më të shpeshta të dhëmbëve janë ajo e paradentozës dhe kariesit./Lugina Press/