Home Aktuale Shefket Ibishi nga Turia e Bujanocit kultivues i mirë e mollës

Shefket Ibishi nga Turia e Bujanocit kultivues i mirë e mollës

231
0
SHARE

Sezona e vjeljes së mollëve ka filluar. Kultivuesit e kësaj peme, tashmë i kanë plasuar prodhimet e tyre në tregun vendorë. Ata thonë se sivjet rendimenti dhe cilësia e mollëve ka qenë e mirë falë paisjeve teknike për kultivimin e kësaj peme.


Shefket Ibishi i njohur si baca Shefket nga fshati Turi i komunës së Bujanocit është një kultivues i mirë i mollës.
Është ky viti i katërt që baca Shefket ka bërë mbjelljen e 820 fidaneve të mollës në një hapësirë prej shtatë mijë metra katrorë. Në pemishten e tij të mollës ka të mbjellur 3 lloje mollave.


Baca Shefket  thot se edhe kultivimi i mollës kërkon një angazhim të madh dhe një përkujdesje, duke filluar nga krasitja e tyre në stinën e Pranverës , pastaj spërkatja e tyre dhe ujitja që e ka rrugulluar në sistemmin pikë pikë.


Është ky viti i parë që kemi plasuar në tregë mollën dhe shpresojmë që viteve të tjera të përfitojmë edhe më shum njohuri rreeth kësja peme.


Këtë vitë baca Shefet ka vjelur rreth 4000 kilogram molla. Por ai thot e kanë të vështirë për shitjen e mollave ngase në Luginë mungon një pikë grumbullimi për tubimin e mollës. Po të kishte këtu ndonjë pikë grumullimi të mollës do ta shtoja edhe me shum mbjelljen e fidaneve të mollës edhe po qe se përgjysmohet çmimi i mollës sa është në tregë.


Ndërkaq Shefket Ibishi tashmë ka mbjellur dhe 400 fidane të arrës prej të cilëve pret të ketë përfitime edhe nga kjo pemë./Lugina Press/

Rubrika “ BUJKU “ mbështetet nga Komuna e Bujanocit .