Shefi i Njësisë Speciale Operative në Prishtinë, Besart Ahmeti, nesër do të niset për mjekim jashtë vendit.
Lajmin e ka konfirmuar për Klan Kosovën, zëdhënësi i Policisë, Baki Kelani.
Ai ka pohuar se Ahmeti ka marrë lëndime të rënda në kokë dhe në njërin sy, andaj, mjekët në QKUK e kanë rekomanduar për mjekim në shtetet e jashtme.
Ndërsa, kryetari i Sindikatës së Policisë, Shaban Tasholli, i ka thënë Klan Kosovës se vendi ku do të trajtohet shëndeti i Besart Ahmetit është Turqia.