Home Aktuale Shefat Isufi të shtunën bokson kundër Ata Dogan ...

Shefat Isufi të shtunën bokson kundër Ata Dogan për titullin WBU Interkontinental

952
0
SHARE

Boksieri profesionist, Shefat Isufi nga Tërnoci i komunës së Bujanocit të shtunën më 24 janar 2015 do të zhvilloj meçin e radhës në kategorinë gjysmë të rëndë.
Isufi do të boksoj kudër boskierit turk Ata Dogan për titullin në versionin WBU Interkontinental. Ndërkaq meçi zhvillohet në Dachau të Gjermanisë duke filluar nga ora 21:00.
Me këtë rastIsufi është shprehur se është i gatshëm të boksoj në meçin e radhës
“Përshëndetje të gjithëve përgaditjet janë duke shkuar shum mirë, unë jam gati për meçin e radhës me datën 24.01.2015, përkrahja juaj me bënë edhe më të fortë në ring dhe unë do të jap maksimumin që tju dhuroj edhe një fitore ju përshëndes të gjithve” është shprehur Shefat Isufi./Lugina Press/