Home Aktuale SHBA-ja mbështet zhvillimin ekonomik të komunës së Bujanocit

SHBA-ja mbështet zhvillimin ekonomik të komunës së Bujanocit

146
0
SHARE

Ambasadori i SHBA-ve i akredituar në Beograd  Michael  Kirby  ka qëndruar sot në Bujanoc. Gjatë vizitës së tij në këtë qytet, Kirby është takuar  me kryetarin   Nagip Arifi, me të cilin kanë biseduar  për shumë  çështje për banorët e këtij rajoni.OLYMPUS DIGITAL CAMERA

  Në takimin në mes kryetarit të Bujanocit Nagip Arifi dhe  Ambasadorit  të  SHBA-së  Michael  Kirby  në  veçanti   është biseduar për  zhvillimin ekonomik të komunës së Bujanocit si  dhe përkrahjen e vazhdueshme  që po e bënë  SHBA në komunën e  Bujanocit.

 Me këtë rast Kryetari  Arifi tha se morëm garancion nga Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës se  Qeveria Amerikane do të ketë një interes të përgjithshëm për situatën  në Luginë të Preshevës dhe janë dakord që ndihma e SHBA-ve të jetë, si në përmirësimin e infrastrukturës poashtu edhe për çështjet politike.

 Ambasadori Kirby, ka shprehur kënqësinë  e tij që është informuar nga    dora e për  situatën e  përgjithshme  në  Bujanoc.

Kirby tha se  me kryetarin Arifi kemi biseduar  tema të rëndësishme të cilët kanë  të bëjnë  me jetën e qytetarëve në Luginë të Preshevës.

Duke  patur parasysh faktin se  gjithkund që po mbretëronë situatë e vështirë ekonomike në Sërbi ajo   është prezente  edhe në  Bujanoc.

  Besoj se programi i Qeverisë së kryeministrit Vuçiç do të ketë ndikim pozitiv edhe në këtë pjesë të Sërbisë tha Kirby.

Ajo qka është më e rëndësishme tha Kirby   gjetja e një zgjidhje në  mes Qeverisë Amerikane, qeverisë së  Sërbisë dhe pushtetit lokal për zhvillim të    ekonomisë në komunën e Bujanocit./Lugina Press/