Home SPORT Shaqiri, ylli i Zvicrës në Botërorin e Brazilit

Shaqiri, ylli i Zvicrës në Botërorin e Brazilit

174
0
SHARE

Në një analizë të ‘RantSports’, Xherdan Shaqiri shihet si ylli i Përfaqësueses së Zvicrës në Botërorin e Brazilit. Shaqiri pritet të luajë në sulmin e skuadrës ‘helvetike’ bashkë me bashkëvendësin e tij, Admir Mehmedi.

Përfaqësuet botërore të kualifikuara për Kupën e Botës që zhvillohet këtë vit në Brazil, mezi presin paraqitjet atje.

E, ‘RantSports’ që tani ka filluar t’iu bëj analizë skuadrave pjesëmarrëse të Botërorit të sivjetmë.

Në analizën për Përfaqësuesen e Zvicrës, hapësirë e madhe i jepet futbollistit kosovar të kësaj përfaqësueseje, Xherdan Shaqiri.

“Xherdan Shaqiri nuk ka marrë shumë minuta te Bayern Munichu, por konsiderohet një yll potencial në Brazil. Asetet e tij më të mira janë fuqia dhe balanci i trupit, që e kanë ndihmuar atë ta krijojë një hapësirë të vetën. Shaqiri u largua nga Kosova në moshë të re për shkak të luftës dhe tani ai ka shansin për të shndritur në Kupën e Botës”, shkruhen në analizën e ‘RantSports’.

Sipas kësaj të fundit, Shaqiri do të shoqërohet në sulmin e Zvicrës me bashkëvendësin e tij, Admir Mehmedi, i cili ka treguar formë të jashtëzakonshme me Freiburgun këtë stinor në Bundesligën gjermane.

Dy lojtarët e tjerë të cilët u përmenden në këtë analizë janë Valon Behrami e Blerim Xhemaili, të cilët bashkë me Gokhan Inler do të luftojnë për dy pozitat e mesit të fushës.