Home SPORT Shaqiri i bashkohet fushatës “Jo racizmit”

Shaqiri i bashkohet fushatës “Jo racizmit”

125
0
SHARE

Mesfushori i Bayern Munich, Xherdan Shaqiri, i është bashkuar fushatës për t’i thënë “JO racizmit”.

Gjestet e fundit në futbollin spanjoll, ku mes tjerash iu hodh një banane mbrojtësit të Barcelonës, Daniel Alves, kanë nxitur reagimin e një varg të figurave dhe fansave të futbollit në luftën kundër racizmit.

Shumë emra të njohur të sportit sot kanë postuar fotografi të tyre duke ngrënë banane, për t’u dalë në mbrojtje lojtarëve me ngjyrë të cilët janë cak i sulmeve raciste.

Në mesin e shumë lojtarëve edhe mesfushori shqiptar i Bayernit, Xherdan Shaqiri, ka postuar në profilin e tij në Facebook një fotografi duke ngrënë banane.

Skuadra e Shaqirit sonte pret Realin e Madridit në Allianz Arena, ndeshje në të cilën shqiptari nuk do të mund të aktivizohet për shkak të një lëndimi që po kalon.