Home Aktuale Shaip Kamberi darkë pune me Ambasadorin e OSBE-së në Beograd, Andrea Orizio

Shaip Kamberi darkë pune me Ambasadorin e OSBE-së në Beograd, Andrea Orizio

147
0
SHARE

Nëpërmjet një postimi në facebook, kryetari i Komunës së Bujanocit, Shaip Kamberi, ka njoftuar se gjatë së mërkures, ka zhvilluar një darkë pune në Bujanoc me Ambasadorin e Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim  Europian, Andrea Orizio.

“Darkë pune dhe bashkëbisedim shumë miqësorë me Ambasadorin e OSBE-së në Beograd, E.T. Andrea Orizio. Bujanoci dhe OSBE vazhdojnë bashkëpunimin e ndërtuar ndër vite me qëllim të përmirësimit të pozitës së shqiptarëve dhe avancimin e të drejtave në sfera të ndryshme.

OSBE për kohë shumë të gjatë ka dhënë kontribut të jashtëzakonshëm në realizimin e projekteve të shumta” – thuhet në shkrimin e kryetarit Shaip Kamberi.

Ndryshe, kryetari Kamberi, mbanë takime të rregullta me përfaqësuesit e zyrës së OSBE-së në Bujanoc./Lugina Press/