Home Aktuale Sh.f “Muharrem Kadriu” nga Tërnoci me orë letrare shënon 28 nëntorin

Sh.f “Muharrem Kadriu” nga Tërnoci me orë letrare shënon 28 nëntorin

316
0
SHARE

Në shkollën fillore “Muharrem Kadriu” në Tërnoc për nder të 28 nëntorit është organizuar orë letrare.

Për nder të festës së 28 Nëntorit, në shkollën  fillore”Muharrem Kadriu” në Tërnoc  është mbajtur  orë letrare ku është   shpalosur  talenti kreativ i nxënësve  të  të  gjitha moshave.

dscn0238

Ora letrare  është zhvilluar në organizim të profesorit të gjuhës shqipe Neser Zairi dhe në përkrahje të drejtorisë së shkollës  dhe arsimtarëve tjerë të po kësaj shkolle.

Ndërkaq në orë letrare prezentuan  edhe disa nxënës të shkollës fillore”Ali Bektashi” nga  Nesalca.

dscn0252

Fillimisht para të pranishmëve foli organizatori i orës letrare Neser Zairi, ndërkaq  për rëndësinë dhe vlerën e festës së 28 nëntorit foli profesori i historisë pranë kësaj shkolle Sali Salihu.

dscn0293

Ndërkohë nxënësit me recitimin e poezive e begatuan këtë orë letrare të organizuar për nderë të festës së 28 nëntorit ditës së flamurit./Lugina Press/

[youtube url=”   https://www.youtube.com/watch?v=wg4q7bwSBqw  ” width=”560″ height=”315″]

[youtube url=”    https://www.youtube.com/watch?v=tXgY3oa7I-M    ” width=”560″ height=”315″]