Home Aktuale Sh.f “Muharrem Kadriu” e LMT realizuan aksionin”Për abientin e Tërnocit”(foto)

Sh.f “Muharrem Kadriu” e LMT realizuan aksionin”Për abientin e Tërnocit”(foto)

203
0
SHARE

Shkolla fillore”Muharrem Kadriu” në Tërnoc në bashkëpunim më Lidhjen e Mërgimtarëve të Tërnocit(LMT) me seli në Zvicër, kanë realizuar një aksion me moton”Për një Tërnoc të pastër”.

Në aksion kanë marrë pjesë nxënësit e klasëve të shtata dhe të teta të kësaj shkolle së bashku me kujdesarët e tyre.

Qellimi i akisonit ka qenë që të pastrohet Tërnoci dhe të arrihet një vetëdijësim    tek nxënësit dhe tek të rritur që të rueht ambienti.

Naser Zahiri drejrtor i kësaj sholle ka thënë se sot së bashku me Menur Muratin nga LMT, dhe nxënësit e klasëve të shtata dhe të teta në përkujdesjen e arsimtarëve kujdestar , realizuam një aksion me moton”Për një Tërnoc të pastër” me çrast iu jamë mirënjohës të gjithëve që kontribuan.

E ndërkaq vlenë  të theksohet  se para aksionit nënësit janë shërbyer  me ushqim që është përkujdesur përfaqësuesi i LMT-së Menur Murati./Lugina Press/