Home LAJME Serbia lëshon dokumente ilegale identifikimi për kosovarët (Video)

Serbia lëshon dokumente ilegale identifikimi për kosovarët (Video)

141
0
SHARE

Serbia jo që nuk është duke i zbatuar në tërësi marrëveshjet e arritura me Kosovën nën garancinë e Brukselit, por vazhdon t’i sfidojë institucionet kosovare dhe ato të Brukselit.

Përveç veriut të Mitrovicës, ku ende janë të instaluara strukturat paralele serbe, ajo tanimë ka filluar të lëshojë edhe dokumente të identifikimit për qytetarët serbë të Kosovës.

Zyrtarë të Qeverisë së Kosovës ishin zotuar se do t’i ndalojnë dokumentet e lëshuara në mënyrë ilegale nga Serbia, ku përmenden qytetet e Kosovës, por kjo ende nuk po ndodh.

Megjithëkëtë, nuk është problem vetëm çështja e lëshimit të dokumenteve të Serbisë për serbët lokalë me emra të qyteteve të Kosovës. Bashkatdhetarët që vijnë e të cilët kanë pasaporta të shteteve perëndimore, nëse nuk hynë së pari në Serbi për të marrë vulën nga ky shtet, atëherë nuk mund të kthehen prapa, nëpërmjet territorit serb.

RTK u përpoq të marrë informata rreth këtyre dokumenteve ilegale dhe maltretimit që po ua bën Serbia qytetarëve të Kosovës që jetojnë në shtete të tjera, por ata nuk deshën të deklarohen. I kontaktuar nga RTK, ministri Bajram Rexhepi tha se kjo çështje i takon Zv/kryeministres Edita Tahiri e cila është kryenegociatore në bisedime.

RTK ka kontaktuar edhe zv/kryeministren Edita Tahiri, por as ajo nuk i është përgjigjur telefonatave të shumta.

Bashkatdhetarët po përballen edhe deri në 2 kilometra kolonë për ta kaluar kufirin mes Kosovës dhe Serbisë në Merdare

Në Policinë e Kosovës thonë se janë duke i kryer procedurat në pikat kufitare por përsërisin se neglizhenca është te pala serbe.
Marrëveshja për lëvizjen e lirë ka hyrë në fuqi më 26 dhjetor 2011. Ndërkohë, për lirinë e lëvizjes, kontestuese mbesin edhe tabelat e regjistrimit të automjeteve. Për shkak të kundërshtimit të Serbisë, Prishtina ka vendosur të lëshojë tabela për një periudhë kalimtare pesëvjeçare me akronimin KS për ata që duan të udhëtojnë në Serbi.

Targat e reja kosovare kanë akronimin RKS, kur shkronja R i referohet republikës, dhe me këtë nuk pajtohet shteti serb./RTK/

 

LEAVE A REPLY