Home Aktuale Serbia e dërgoi në Gjykatë Kushtetuese Marrëveshjen e Brukselit

Serbia e dërgoi në Gjykatë Kushtetuese Marrëveshjen e Brukselit

626
0
SHARE

Para Gjykatës Kushtetuese të Serbisë sot është zhvilluar një debat për Marrëveshjen e Brukselit ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës.
Gjatë debatit përfaqësuesit e pushtetit kanë pohuar se bëhet fjalë për një akt politik e bartësit e propozimit vlerësimin e kushtetutshmërisë e kanë quajtur akt juridik për të cilin është e autorizuar gjykata më e lartë.

Ministri serb i drejtësisë Nikola Selakovic ka vlerësuar se Gjykata Kushtetuese e Serbisë duhet të shpallet jokompetente për përcaktimin e kushtetutshmërisë së Marrëveshjes së Brukselit ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës sepse, ka thënë ai, bëhet fjalë për aktin politik, njofton B92.

“Gjykata Kushtetuese nuk është kompetente të vlerësoj aktin politik sepse në këtë mënyrë do të marrë rolin e qeverisë së Serbisë për përcaktimin dhe udhëheqjen e politikës”,ka thënë Selakovic, transmeton Koha.

Ministri i drejtësisë ka vlerësuar se konteksti politik është i tillë që autonomia esenciale e Kosovës duhet të përcaktohet në negociatat mes Prishtinës para miratimit të ligjit përkatës kushtetues.

Në emër të propozuesit, akademiku Kosta Cavoski, ka vlerësuar se marrëveshja e Beogradit dhe Prishtinës është një akt i përgjithshëm juridik dhe se siç ka thënë ai,”këtë mund ta vërejë edhe personin pa njohuri elementare juridike”.

“Me këtë akt qeveria e Serbisë ka pranuar shuarjen e institucioneve të fundit të Serbisë në Kosovë dhe i ka detyruar bashkëqytetarët tanë të dëbuar të bëhen shtetas të vendit armik për ne”, ka thënë ai. /Telegrafi/

LEAVE A REPLY