Home LAJME Serbi-Shqipëri luhet më 9 Nëntor!

Serbi-Shqipëri luhet më 9 Nëntor!

118
0
SHARE

Sigurisht nuk është fjala për eliminatoren e Beogradit e ndërprerë në fund të pjesës së parë.

Më 9 Nëntor të 2014 do të zhvillohet ndeshja e shumëpritur Serbi – Shqipëri. Sigurisht nuk është fjala për eliminatoren e Beogradit e ndërprerë në fund të pjesës së parë për shkak të dhunës, por për një ndeshje të Kategorisë së 2 të Landit të Vjenës në Austri. Për ironi, skuadrat që kanë emërtesë të ngjashme me dy përfaqësueset ballkanike, SC Kaiserebersdorf-Srbija dhe SV Albania do të vihen përballlë njëra-tjetrës në kryeqytetin autriak, ku sigurisht nuk ekziston frika për trazira të mundshme.

SV Albania në 10 ndeshjet e para të kampionatit ka arritur të grumbullojë 25 pikë me 8 fitore një barazim dhe një humbje ndërsa SC Kaiserebersdorf-Srbija mban vendin e 10 me vetëm 13 pikë. Interesant ëshët fakti që në skuadrën SV Albania luajnë futbollistë që kanë nënshtetësi serbe dhe maqedonase, ç’ka tregon se termi nacionalizëm nuk ekziston në fjalorin e futbollistëve të kësaj skuadre./luginapress/