Home Aktuale Serbët mësojnë shqip në Beograd

Serbët mësojnë shqip në Beograd

9
0
SHARE

Serbia dhe Kosova para një viti e kanë nënshkruar marrëveshjen e normalizimit të raportove ndërmjet dy vendeve. Serbët dhe shqiptarët i lidhin shumë gjëra, kurse të mësuarit e gjuhës mund t’i afroj dy popujt. Shqiptarë e serbë duhet të jetojnë bashkë në Kosovë. Pavarësisht të gjithave, ata duhet të ndajnë të njëjtin shtet. Por, pengesë mbetet gjuha.

Derisa gjeneratat e vjetra nga pala shqiptare nuk e kanë aq shumë këtë problem, për gjeneratat e reja ky është një telash që tash për tash është vështirë i kalueshëm.

Ndërkohë që situata ka ndryshuar, e tash serbët janë pakicë, por shumë pak është bërë përpjekje nga ana e tyre që edhe ata ta mësojnë gjuhën shqipe.

Megjithëkëtë, diçka ka nisur të lëvizë edhe në këtë drejtim, ndonëse shumë ngadalë e shpesh edhe pavërejtshëm.

Gjeneratat e reja kanë nisur të heqin këtë kompleks e të studiojnë gjuhët ballkanike.