Home Aktuale Senzacionale: Resorti “Corrotica” behet me SkiLift

Senzacionale: Resorti “Corrotica” behet me SkiLift

196
0
SHARE

Fondi humanitar “Corrotica” ka marrë iniciativë dhe së shpejti do të realizoj vendosjen e një Skilifti në zonën ku përdoret si zonë për skijime mbi fshatin Corroticë.

“Ky SKILIFT i financuar nga Fondi Humanitar “Corrotica” do të jetë vlerë e shtuar në mjedisin përrallor që ka falur Zoti! Shpeshherë mjafton një përpjekje e vogël për t’i nxjerrë në pah bukuritë që kemi! Kjo më se mirë shihet në atë se çfarë po ndodh në fshaitin tonë. Malet me shumë pisha të shëndetshme, e që shtrihen hëpërhë në gjitha fshatin, tanimë janë vend ku argëtimi, peizazhi i bukur e ajri i pastër janë mishërim i njëri-tjetrit. Mirëpo, diçka seç mungonte ose, më mirë të themi, tani nuk mungon. Ngase, si gjithnjë e përgjithmonë, Fondi Humanitar “Corrotica”, bëhet pjesë e çdo nisme të dobishme për ketë fshat” thonë përfaqësuesit e fondit, transmeton presheva.com.

“Kësaj radhe edhe me SKILIFT!” thonë ata.

Shijojeni bukurinë e maleve tona bashkëfshatarë e bashkëvendës nga cilido vend!