Home Aktuale Semra Ramadani nga Tërnoci me suksese të dalluara në Britaninë...

Semra Ramadani nga Tërnoci me suksese të dalluara në Britaninë e Madhe

37
0
SHARE

Sukseset e Shqiptarëve nuk mungojnë as në Angli

Se shqiptarët kohëve të fundit po tregojnë suksese në botë,  këtë e dëshmon edhe talentja Semra Ramadani me suksesin e saj në Angli.

Semra  Nehat  Ramadani, Leske, nga Tërnoci i Madh, jeton me familje në Londër,e lindur më 2003 në Londër, vijon mësimet në shkollën e  mesme ,,The Totteridge Academy,, . Vijon mësimet në kl. e 11 të, në kët shkollë  mësimet i ndjekin mbi 600 nxënës të shteteve të ndrishme.

Në fund të ketij viti shkollor 2018/19 , 4 klasë rreth 100 nxënës kishin provim nga lënda e gjuhës dhe letërsisë Angleze.  

Nxënësit duhej të i pergjigjeshin  katër pytjeve me shkrim pastaj të bahet vlersimi nga ekipi prej tre mësuesve. Dhe në fund duhej të shkruanin nji tregim nga imagjinata e vet nxënësit. ,, Today was going to be a bad day, it was one of those days  where you knew everything was going to go wrong,,,,Sot do të jet nji ditë e keqe, ishte nji ditë ku ty e dijshe se gjithçka do të përfundojë keq,, pastaj duhet të vazhdoj  vet nxënësi gjer ke përfundimi  i tregimit.

Komisioni prej tre mësuesve kontrolloi hartimet e 100 nxënësve të 4 paraleve, prej tyre zgjodhën punimin më të mirë të Semra Ramadanit. Semra e ndjeu vehten e nderuar dhe e privilegjuar që është zgjedhur nxënësja më e mirë.

 Dëshira e saj është të bahet avokate.

Ajo thot se Tërnocin e dua shum dhe për çdo verë pushimin me familje e kalojm këtu./Reshat Rexhepi/Lugina Press/