Home Aktuale Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s të premten në Kosovë

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s të premten në Kosovë

150
0
SHARE

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg do të vizitojë Kosovën, të premten, më 23 janar, 2015.
Gjatë vizitës së tij, Stoltenberg do të takohet me komandantin e KFOR-it, Gjeneral Major Francesco Paolo Figliuolo.

Ai do të takohet edhe me trupat e KFOR-it dhe përfaqësuesit kryesorë të bashkësisë ndërkombëtare në Kosovë.

Sekretari i Përgjithshëm pritet të ketë takime me presidenten Atifete Jahjaga, kryeministrin Isa Mustafa, zëvendëskryeministrin Hashim Thaçi, ministrin Branimir Stojanoviq dhe Haki Demollin.