Home Aktuale Seanca e Kuvendit të Kosovës , me tensione dhe akuza!

Seanca e Kuvendit të Kosovës , me tensione dhe akuza!

41
0
SHARE

“Pse e largoi jaballanoviqin? Pse nuk e kemi tekstin e arsyetimit? Kryeministri duhet të sillte sot tekstin dhe arsyetimin pse ai e ka shkarkuar? Në cilën mbledhje të Qeverisë e keni marrë këtë vendim? Ju thërras të na sillni vendimin e protokolluar. Ka shumë pikëpyetje! Ia kujtoj kryeministrit dhe Qeverisë se kanë përfunduar vetëm gjysmën e punës, sepse ka mbetur edhe Trepça. Ta sjell ligjin për Trepçën në Kuvend”, ka thënë Kadaj-Bujupi.

Ajo më tej ka kërcënuar kabinetin qeveritar duke thënë se shkarkimi i Jabllanoviqit ka qenë mësim për ministrat tjerë edhe kryeministrin që “nëse i anashkalon kërkesat e qytetarëve do të përballet me një situatë të njëjtë”.

Kadaj-Bujupit i është kundërpërgjigjur shefi i grupit parlamentar të LDK-së, Ismet Beqiri, i cili ka thënë se grupi i tij nuk do të marrë pjesë në asnjë diskutim, meqë nuk ka më se çfarë të diskutohet.

“Jabllanoviq është shkarkuar! Merreni lexojeni rregulloren. Nuk është mirë me na vu në lojë. Mbani interpelancë pa neve, se nuk kemi asnjë arsye t’ju dëgjojmë për diçka që nuk është objekt për me u trajtu. Nuk keni nevojë me ba debat dhe ne nuk pranojmë të jemi pjesë e një debati të tillë”, ka thënë Beqiri.

Deputeti nga PDK-ja, Rrustem Mustafa, ka folur për gjendjen ekonomike në vend dhe për migrimin ilegal të qytetarëve. Sipas tij, gjendja e rëndë sociale ka shtyrë shumë të rinj dhe familje të tëra që të migrojnë, ndërsa shton se pasiguria e qytetarë vjen edhe pas protestave të dhunshme të 24 dhe 27 janarit.

Ai ka përmendur edhe Universitetin e Prishtinës, duke thënë se aty janë krijuar piramidat nga ana e udhëheqësve të saj.

Deputetja Melihate Termkolli, nga AAK, kërkoi dorëheqjen e kryetarit të Kuvendit, Kadri Veseli, të deputetit Azem Syla dhe Adem Grabovcit, me arsyetimin se nuk kanë dhënë përgjegjësi për veprimet e kryera pas luftës dhe se emrat e tyre vazhdimisht janë lakuar.

“Jepni dorëheqje, sepse mbi të gjitha janë vrasjet politike që asnjëherë nuk janë diskutuar në Kuvend”, ka thënë Termkolli.

Veseli ka thënë se nuk duhet të shfrytëzohet foltorja e Kuvendit për të thënë deklarata të tilla”

“Drejtojuni organeve kompetente. Që 15 vjet terrorizoni popullin”, ka thënë Veseli.

Diskutimet tjera ndërlidheshin me regjistrimin e fëmijëve të veteranëve dhe kategorive të tjera të dala nga lufta e UÇK-së. Shaip Muja bëri përgjegjës rektorin e UP-së, që “në mënyrë indirekte po ndikon në migrimin ilegalë të qytetarëve të Kosovës”.

Ndërsa, deputetja Ganimete Musliu, ofendoi deputetët e opozitës duke i quajtur fashistë.

Në mesin e 18 pyetjeve ishte edhe pyetja e deputetit të Vetëvendosjes, Ismajl Kurteshi, i cili kërkonte të dinte, zëvendësministri serb, se a e njeh apo nuk e njeh shtetin e Kosovës.

“Zëvendëskryeministri e ka Vuciqin kryeministër e jo Isa Mustafën që po tregohet shumë i butë karshi tyre”, ka thënë Kurteshi.

Deputetja Aida Dërguti nga VV pyeti ministrin e Punëve të Brendshëm, Skënder Hyseni për se “a merr përgjegjësi si ministër për të gjitha veprimet e Policisë”.

“Zonja deputete, ju siguroj se askush nuk mund t’i ikë përgjegjësisë për çdo gjë që ka ndodhur në protestat e ditëve të funditM askush nuk amnistohet dhe nuk guxon të amnistohet nga përgjegjësia. Ju siguroj se të gjithë policët që kanë përdorur forcë, janë të obliguar që të raportojnë. Komisioni për raportimin e forcës është duke i shqyrtuar rastet e përdorimit të forcës. Pas analizimit të këtyre rasteve, për çdo shkelje që ky komision që mund të konstatojë, ju siguroj se konform ligjit do të iniciohet procedura e hetimeve”, ishte përgjigja e Hysenit. /KP/