Home Aktuale Së shpejti protestë para OKB-së për gjendjen e shqiptarëve në Maqedoni

Së shpejti protestë para OKB-së për gjendjen e shqiptarëve në Maqedoni

182
0
SHARE

Të shqetësuar për gjendjen e shqiptarëve në Maqedoni, diskriminimin e skajshëm dhe alarmimin e të drejtave të tyre, tre shoqatat e diasporës në SHBA do të organizojnë një protestë para selisë së OKB-së.

Lajmi bëhet i ditur për INA, nga aktivisti dibran i diasporës në SHBA, Musa Paçuku, që sipas tij në bashkëpunim me disa shoqata po bëhen parapërgaditjet për protestë. Ai tha se si anëtar i bordit dhe kryesisë organizative të tre shoqatave “Hasan Prishtina” në shtetin e Kenerikes, “Fondi i përbashkët” nga Nju Xhersi dhe shoqata atdhetare “Dibra” në Nju Jork, po përgatiten për këtë protestë.

“Meqë kohën e fundit Maqedonia është në krizë të thellë politike dhe qeveritarët shqiptarë po vazhdojnë luftën e tyre për të mbajtur pushtetin dhe për të gëzuar postet. Pikërisht për këtë kaos shqiptarët në SHBA më konkretisht komuniteti nga tre shoqatat, të shqetësuar për gjendjen në vendlindje, jemi duke aktualizuar dhe përgatitur protestën tonë para selisë së OKB-së për padrejtësinë që Qeveria e Maqedonisë po bën ndaj popullit shqiptar. Së shpejti do tju informojmë për detaje tjera”, theksoi për INA, Musa Paçuku.

Sipas tij, protesta ka si qëllim për të nxjerrë në sipërfaqe pozitën reale të shqiptarëve në Maqedoni, diskriminimi që po u bëhet nga qeveritë e korruptuara dhe kriminalizuara  të mbuluara nga velloja multietnike si dhe kërkesat etnike që duhet të realizohen pasi që shqiptarët realisht në Maqedoni përbëjnë mbi 35 për qind të popullsisë.