Home Aktuale Së shpejti numri i ri i revistës “JEHONA”

Së shpejti numri i ri i revistës “JEHONA”

93
0
SHARE

Këto ditë, del nga shtypi numri i ri festiv i Revistës “JEHONA”, i 103-ti me radhë, e cila për lexuesit e saj, sjell tema e materiale nga fusha të ndryshme të jetës politike dhe ekonomike.

“Jehona”, si zakonisht fillon me komentin redaksional: “Flamuri”, me shqiponjën dykrenare, simboli identifikues dhe historik i shqiptarëve, në Luginë të Preshevës, nuk është i rregulluar me ligj, të përdoret lirshëm nëpër festat shoqërore e kombëtare, thuhet mes tjerash në komentin redaksional.

Me interes për lexuesit, gjithashtu, janë edhe shkrimet lidhur me zhvillimet politike dhe ekonomike në rajonin e Luginës së Preshevës dhe përreth saj.

Në rubrikën Aktualitete janë të theksuara veprimtaritë rreth vizitës historike të kryeministrit shqiptar Edi Rama, në Beograd dhe Preshevë, konferenca për shtyp me homologun e tij Aleksandër Vuçiq, daraka solemne, pritja madhështore në Preshevë, shpallja qytetar nderi nga Kuvendi Komunal i Preshevës dhe reagimet e personaliteteve të ndryshme nga kjo vizitë si ajo e Rexhep Qosjes, Dushan Janiq etj.

Në vazhdim të aktualiteteve jepen shkrimet me interes në kuadër të vizitave ndërinstitucionale si ajo e Myftiut të Luginës së Preshevës, Nexhmedin ef. Saqipi me kryetarin e Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, Skënder Bruçaj, në të cilin takim u diskutua edhe për bashkëpunim në fusha të ndryshme, arsim, tekste shkollore, libra fetarë, seminare, për imamët e tyre e vizita të ndërsjella. Gjithashtu në kudër të aktualiteteve mund të lexoni mënyrën se si u konstituua përbërja e re e Këshillit Nacional, kryetar i së cilës u zgjodh Jonuz Musliu, nga radhët e Lëvizje së Progresit Demokratik.

Në numrin e ri të revistës “Jehona”, mund të lexoni shkrime me interes për festat kombëtare të nëntorit: Kongresin e Manastirit dhe Ditën e Flamurit Kombëtar, si manifestohen këto data të rëndësishme shoqërore e kombëtare te ne dhe viset e tjera etnike shqiptare.

“Jehona”, për lexuesit e saj të dashur sjell edhe shkrimin përkujtues të prof.dr. Baftjar Kryeziu, për mikun e tij Skënder Gashi, të cilin gjatë studimeve në Shkup e pati kolegë. Ky shkrim do të publikohet edhe në Monografinë për Skënder Gashin, një emër që nuk shuhet kurrë. Monografia në vete përmbledh një biografi të pasur të profesorit Skënder, veprimtarinë e tij dhe kujtimet e nxënësve, kolegëve të arsimit dhe memoaret e bashkëpunëtorëve të revistës “Jehona”.

Numër i ri i “Jehonës”, sjell gjithashtu, atmosferën e ngrohtë nga Festivali i komedive në Preshevë si dhe zhvillime të tjera kulturore e rimore në vend dhe rajon.

“Jehona”, revista e parë dhe e vetme e pavarur në gjuhën shqipe, jo vetëm në Luginën e Preshevës, vazhdon të jetë lidere e gazetarisë së shkruar edhe sot pa ngjyrime e anime partiake, gjithnjë në shërbim të informimit të qytetarëve: drejtë, shpejtë dhe korrekt.

jehona