Home Aktuale Saqipi:Paqa, toleranca, mirëkuptimi arrihen duke u integruar me popullin

Saqipi:Paqa, toleranca, mirëkuptimi arrihen duke u integruar me popullin

213
0
SHARE

  Në sallën solemne të Pallatit të Kulturës, në Bujanoc, u mbajt Tribuna politike me temën: “Roli i pakicave kombëtare në Serbi”, të cilën e organizoi Dega e Partisë Republikane për Luginë të Preshevës.

11046300_1053786327969486_7099513939793118208_n
Në këtë tribunë morri pjesë edhe Kryetari i BIPBM-së, myftiu Nexhemdin Saqipi.Në fjalimin e tij përshëndetës mes tjerash Saqipi, foli për paqën, tolerancën, mirëkuptimin dhe integrimet në jetën politike, shoqërore e fetare. Këto virtyte, nuk arrihen nëpër kabinete, të cilat po i praktikojnë pushtetet lokale dhe qendrore, por duke u integruar me popullin e tyre, tha Myftiu Saqipi.
Si mund të kërkojmë integrim në Bashkimin Evropian, kur ne na mungon integrimi mes institucioneve dhe qytetarëve, thjesht, pushtetet i kanë humbur kontaktet me qytetarët. Unë kam studiuar në Lindje, ku atje fliten me qindra gjuhë, kur se në Ballkan nuk mund të merremi vesh në dy-tri gjuhë ka thënë në fjalimin e tij myftiu Saqipi./Lugina Press/