Home Aktuale Saqipi: Uniteti i subjekteve politike reflekton një të ardhme më të mirë...

Saqipi: Uniteti i subjekteve politike reflekton një të ardhme më të mirë të qytetarëve të Bujanocit

151
0
SHARE

Koordinatori i Shoqërisë Civile Nexhmedin Saqipi, priti në një takim pune bartësin e Listës për kryetar komune, Basri Veseli, nga radhët e Unionit Demokratik Shqiptar, Dega në Bujanoc, gjatë zgjedhjeve lokale të 21 qershorit, të këtij viti.

Fillimisht koordinatori Saqipi, e njoftoi zotëri Veselin, lidhur me aktivitet e jetës kulturore dhe informative në nivel komune dhe më gjerë në rajon, para dhe pas periudhës së pandemisë. Gjithashtu, gjatë këtij takimi u bisedua edhe për zhvillimet politike rreth zgjedhjeve parlamentare dhe lokale dhe iniciativën e Shoqërisë Civili për një unitet partiak dhe për një fushatë të ndershme, të lirë dhe demokratike.

Bartësi i Listës për kryetar të Komunës së Bujanocit, Basri Veseli, u dakordua me Koordinatorin Saqipi se çdo parti i ka parimet e veta, programet dhe qëllimet për të arritur një qeverisje të suksesshme lokale. Ai, më tej vazhdoi, se partia të cilën e përfaqëson ka një përvojë sa i përket funksionimit të pushtetit lokal, duke u nisur nga ai i Kuvendit e Këshillit Komunal dhe Ndërmarrjes Publike “Komunalia” etj.

Zotëri Veseli, në kuadër të këtij takimi, theksoi se nisma e Shoqërisë Civile për unitet të subjekteve politike është e mirëseardhur dhe e domosdoshme, ngase vjen në momentet më vendimtare jo vetëm për Bujanocin, por edhe për Luginën e Preshevës në përgjithësi, njofton Jetapress.