Perditesimet e fundit Shkurt 10th, 2019 2:49 PM
Gus 06, 2017 Lugina Press Aktuale, LAJME, Nga Bota Komentet te Sanksionet e OKB-së, Kina: Koreja e Veriut të ndalë testet Janë të Mbyllura
Ministri i Jashtëm kinez i ka dhënë një mesazh homologut të tij koreano-verior, duke i kërkuar që Peniani t’u japë fund testeve bërthamore dhe atyre raketore, vetëm pak orë pasi sanksione të reja u rakorduan nga Këshilli i Sigurimit të Kombeve të Bashkuara.
Wang Yi tha se e kishte nxitur Ri Yong-ho t’u përmbahej rezolutave të Kombeve të Bashkuara në një takim mes tyre të zhvilluar këtë të dielë në Filipine. Megjithatë, kryediplomati kinez nuk ka bërë të ditur sesi i është përgjigjur Ri kërkesës së tij.
Rezoluta e së shtunës, që ndalon eksportet koreano-veriore dhe kufizon investimet në vendin e izoluar komunist, u kalua unanimisht nga Këshilli i Sigurimit. Wang tha se sanksionet ishin të nevojshme, megjithatë ato “nuk janë objektivi i fundit”, ndaj dhe bëri thirrje për dialog mes palëve. Ai shtoi se i kishte kërkuar Koresë së Veriut të ruante qetësinë e të mos provokonte komunitetin ndërkombëtar me teste të tjera.
I dërguari kinez, ndërkohë, u bëri thirrje edhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Koresë së Jugut që të mos rrisin më tej tenksionet, duke thënë se situata ndodhej “në pikën kritike”, ndoshta çasti perfekt për të rifilluar bisedimet. Ambasadorja amerikane në OKB, Nikki Haley kishte thënë më herët se Koreja e Veriut po përballet “me setin më të fortë të sanksioneve që u janë vënë ndonjëherë një vendi”.
Peniani ka testuar dy raketa balistike ndërkontinentale në muajin korrik, duke petenduar se tashmë ka kapacitetet dhe aftësitë e nevojshme për të goditur Shtetet e Bashkuara. Gjithsesi, ekspertët dyshojnë ende se raketat e vendit komunist mund të godasin në shenjë objektivat e tyre. Testet janë dënuar nga Koreja e Jugut, Japonia dhe Shtetet e Bashkuara, e nxitën hartimin e sanksioneve të reja të OKB-së.
Kina, aleati kryesor ndërkombëtar i Veriut komunist dhe një anëtar me të drejtë vetoje në Këshillin e Sigurimit, votoi në favor të rezolutës pas negociatave me Shtetet e Bashkuara, të cilat Nikki Haley i cilësoi si “tejet të vështira”. Kjo, sepse Pekini e ka mbrojtur shpesh në të kaluarën Penianin nga rezolutat e dëmshme. Edhe Rusia, që është kritikuar nga SHBA për lidhjet ekonomike me Korenë e Veriut, votoi në favor të sanksioneve.
happy wheelsShk 10, 2019 Komentet te “Dita e Miqësisë” së gazetarëve shqiptarë vitin tjetër në Luginë të Preshevës Janë të Mbyllura
Shk 10, 2019 Komentet te Ezani nuk ndërpritet për 24 ore përgjatë gjithë rruzullit tokësor Janë të Mbyllura
Shk 10, 2019 Komentet te Goditja me kokë, UEFA dënon rëndë kapitenin Mavraj Janë të Mbyllura
Shk 10, 2019 Komentet te “Dita e Miqësisë” së gazetarëve shqiptarë vitin tjetër në Luginë të Preshevës Janë të Mbyllura
Shk 10, 2019 Komentet te Ezani nuk ndërpritet për 24 ore përgjatë gjithë rruzullit tokësor Janë të Mbyllura
Shk 10, 2019 Komentet te Goditja me kokë, UEFA dënon rëndë kapitenin Mavraj Janë të Mbyllura
Jan 07, 2019 Komentet te VEPRA E HOXHË JAKUP ef. HASIPIT DËSHMI PËR HISTORINË, nga Nexhmedin Ademi Janë të Mbyllura
Dhj 31, 2018 Komentet te Viti i fundit i mungesës në tavolinën negociuese? Janë të Mbyllura
Sht 27, 2018 Komentet te Ekskluzive: Intervist me trajnerin e Feniksit në prag të ndeshjeve të Ligës së Kampionëve! Janë të Mbyllura
Pri 19, 2018 Komentet te Preshevarja, për 20 vjet shofere e autobusit në Zvicër Janë të Mbyllura
Jan 06, 2018 Komentet te Valton Jakupi: Arti është pasuria më e madhe e regjisorit Janë të Mbyllura
Dhj 15, 2017 Komentet te Esra Aqifi: Profesioni dhe pasioni im kanë një lidhje të ngushtë Janë të Mbyllura