Home Aktuale Salihu:Kemi bashkëpunim jashtëzakonisht të mirë me organizatat ndërkombëtare

Salihu:Kemi bashkëpunim jashtëzakonisht të mirë me organizatat ndërkombëtare

10
0
SHARE

Zyra për zhvillim ekonomik në Bujanoc ka një bashkëpunim të mirë më organizatat ndërkombëtare siç janë UNDP, HELP-in Gjerman e po ashtu edhe me GIZI-n po ashtu gjerman.

Enis Salihu, shef i zyrës për zhvillim ekonomik lokal e cila vepron në kuadër të administratës lokale të Bujanocit ka thënë  se kjo zyrw ka një bashkëpunim jashtëzaknisht të mirë  me organizatat   ndërkombëtare UNDP, HELP, Gizi Gjerman.

Salihu   bënë të ditur se pritet të filloj dhe programi i ri i Bashkimit Europian EU-PRO,si dhe me organizatën HELP për subvencione të granteve për bujqësi dhe në biznes të vogël , për mbështetje të personave me gjendje të vështirë sociale  si dhe mbështetjen e azilkërkuesëve të kthyer nga vendet e bashkimit europian.

Salihu beson se do të  kenë  një bashkëpunim të sinqert me të gjithë këto organizata. /Lugina Press/