Home Aktuale Salihu: Postin e kryetarit të kuvendit do ta mbajë me përgjegjësi, nder...

Salihu: Postin e kryetarit të kuvendit do ta mbajë me përgjegjësi, nder e përkushtim

37
0
SHARE

Dr.Adnan Slihu pas marrjes së postit të kryetarit të kuvendit komunal të Bujanocit duke falënderuar   kryesinë  e LPD-së, dhe 25 këshilltarët e Kuvendit Komunal ka thënë se këtë post  do ta mbaj me përgjegjësi, nder e përkushtim.
Në vazhdim ju sjellim postimin e tij të plotë më facebook:

 

Të nderuar qytetarë të Komunës së Bujanocit, në seancën e Kuvendi Komunal të mbajtur sot, me 25 vota për, u zgjodha kryetar i Kuvendit Komunal të Bujanocit, detyrë të cilën me nder dhe përgjegjësi e mbajti lideri, tashmë i ndjeri Jonuz Musliu.
Këtë detyrë të cilën ma besoi kryesia e LPD-së, dhe 25 këshilltarët e Kuvendit Komunal, Dera ime do të jetë e hapur për të gjithë qytetarët ashtu siq ishte e hapur në kohën kur këtë detyrë e ushtronte z.Musliu.
Me vëmendje do të ndëgjoj kërkesat, shqetësimet e qytetarëve dhe në kuadër të mundësive bashkarishtë do ti kalojmë të gjitha sfidat.
Bashkëpunimi me kryetarin e Komunës së Bujanocit z.Shaip Kamberin do të vazhdoi të jetë konstruktiv dhe i sinqert.
Le ta duam e përkrahim te drejtën e të ndershmen, le ta duam afrimin, jo largimin, le ta duam bashkimin, jo ndarjen, le t’ia duam të mirën si vetes edhe te tjerëve.

Me rrespekt

Adnan Salihu