Home Aktuale Salihi: Militantët e PVD-së kërcënojnë qytetarët, në Breznicë polici me uniform kërcënon...

Salihi: Militantët e PVD-së kërcënojnë qytetarët, në Breznicë polici me uniform kërcënon elektoratin e PD-së(video)

133
0
SHARE

 

Shtabi zgjedhorë i Partisë Demokratike në konferëncën për shtyp të mbajtur në orët e mesditës ka reaguar ashpër ndaj parregullsive që janë duke i bërë militantët e PVD-së në vendvotimet, veçanarisht në fshatin Tërrnoc ku nga 20-30 militantë po qëndrojnë para vendvotimeve duke i përshpëritur popullatës të cilët shkojnë për të votuar si dhe kandidatët për këshilltarë të PVD-së të cilët po qëndrojnë pranë vendvotimeve që është e kundërligjshme.

Sipas Sali Salihit zëdhënës i shtabit zgjedhorë pranë PD-së, parregullsit të shumta janë shënuar edhe në vendevotimet tjera ku, në fshatin Breznicë, polici me emrin Enes Mejdiu i veshur në uniform ka kërcënuar votuesit duke u thënë që të votojnë PVD-në në këtë vendvotiom, ka thënë Salihi në konferencë për shtyp. Parregullsi sipas Salihit janë bërë edhe në lagjen e romëve në Bujanoc, ku një vetur e tipit Mercedes me targa BU-006-LG i cili po tenton ti blejë votat e romëve. Salihi kërkoi nga organet kompetente që të miren të gjitha masat dhe të evitohen parregullsit. Edhe kundër këtyre paregullsive Salihu tha se deri në ora 12 e 30 minuta kanë votuar mbi 15 përqind e qytetarëve.

[youtube url=”https://www.youtube.com/watch?v=EH0TyIx7FZE” width=”560″ height=”315″]