Home Aktuale Sahatqija: Jabllanoviqi nuk mund të arsyetohet

Sahatqija: Jabllanoviqi nuk mund të arsyetohet

153
0
SHARE

Nënkryetarja e LDK-së – njëherazi deputete e Kuvendit të Kosovës – Teuta Sahatqija, thotë se nuk arsyetohet ministri që nuk njeh faktet e një historie të afërt dhe shumë të dhimbshme.

“Fjalët e ministrit Jabllanoviq janë të rënda e të papranueshme dhe prekin në plagët e pashëruara të qytetarëve të Gjakovës. Në Gjakovë nuk ka shtëpi e familje e cila nuk e ka përjetuar egërsinë e luftës. Nuk arsyetohet mosnjohja e fakteve të një historie të afërt dhe shumë të dhimbshme nga një ministër i Qeverisë”, thotë Sahatqija.