Home LAJME Sa gota ujë preferohet të pihen gjatë ditës

Sa gota ujë preferohet të pihen gjatë ditës

170
0
SHARE

Ndonëse çdo herë na është thënë se duhet të pimë sa më shumë ujë gjatë ditës. Por, a duhet apo jo të pimë më shumë se 8 gota ujë në ditë, na tregon studimi.

Instituti i Mjekësisë, kohët e fundit ka rishikuar vërtetësinë e këtij sugjerimi të përditshëm, duke thënë se meshkujt duhet të pinë 15 gota në ditë, ndërsa femrat deri në 11 gota.

Sasia e ujit që mendohet se duhet pirë gjatë një dite nuk mund të zbatohet si një rregull i prerë për të gjithë njerëzit. E vërteta është që kjo mënyrë ndryshon në persona të ndryshëm.

Një mënyrë e thjeshtë për t’u siguruar që je duke pirë ujë mjaftueshëm është kontrolli i ngjyrës së urinës. Urina që tregon organizëm të shëndetshëm dhe një njeri të hidratuar duhet të ketë ngjyrën dhe nuancën e një limonade. Nëse urina është me ngjyrë më të errët, atëherë duhet të pish sa më shumë ujë.