Home Aktuale Sa azilkërkues nga Kosova janë në Hungari?

Sa azilkërkues nga Kosova janë në Hungari?

33
0
SHARE

Azilkërkuesit nga Kosova, të cilët kalojnë ilegalisht në Evropë përmes kufirit me Hungarinë, kanë cak shtete të ndryshme. Por, në momentin që ata arrestohen, konsiderohen persona ilegalë.

Ambasada e Hungarisë në Kosovë, përmes një përgjigje të kthyer në formë elektronike, ka bërë me dije për Zërin numrin e azilkërkuesve që nga fillimi i këtij viti.

“Bazuar në të dhënat e fundit, 22 mijë e 161 persona nga vendet e treta kanë aplikuar për azil në Hungari, nga të cilët 6 mijë e 991 janë nga Kosova. Numri i azilkërkuesve nga Kosova është rritur që nga periudha e verës, e posaçërisht në vjeshtë. Shumica e azilkërkuesve e kanë kaluar ilegalisht kufirin e zonës Shengen. Në këtë vit, asnjë qytetar i Kosovës nuk është pranuar si refugjatë në Hungari”, ka njoftuar Ambasada hungareze në Kosovë.

Bazuar në të dhënat e fundit, 462 qytetarë të Kosovës janë në qendra të pritjes dhe 320 qytetarë të tjerë janë në qendrat e ndalimit të azilkërkuesëve në Hungari.

Ambasada hungareze, shqetësimin për numrin e madh të azilkërkuesve ia ka bartur ministrit në largim të Punëve të Brendshme, Bajram Rexhepit.

Ky i fundit bën thirrje tek qytetarët që të mos largohen nga Kosova, duke thënë se nuk ka pranim të refugjatëve nga Kosova ngase Kosova për shumicën e vendeve evropiane, është vend i sigurt. Megjithatë, ai e pranon që kushtet e rënda ekonomike janë arsye e largimit të shumë personave. /Zëri/