Home Aktuale Rusia mund te ia vej zjarrin Europes

Rusia mund te ia vej zjarrin Europes

168
0
SHARE

Veprimet e diteve te fundit nga Moska zyrtare, pas rrezimit te Kryetarit pro rust e Ukraines Viktor Janukovic, jan nje shenje e keqe per situaten e gjithmbarshme politike ne Europe dhe edhe me gjere.
Rusia e cila duket se tani veqse e ka pushtuar gadishullin e Krimese (nje rajon pakez me I vogel sesa Shqiperia politike) dhe po I pervidhet edhe lindjes se Ukraines per ta pushtuar, ka future me dy kepucet ne nje kembe gjith bashkesine nderkombetare.
Pikersiht siq veproj edhe ne vitin 2008 duke pushtuar dy krahina ne Republiken e Gjeorgjise, tani Russia po mirret me nje cope me te madhe te Europes, e cila eshte nje vend shum strategjik per balancen e forcave ne aspektin global.
E sigurte ne fitoren e saje, dhe e trimeruar nga zhbalancimi I forcave mes saje dhe Ukraines, Russia zyrtare po ben aggression klasik mbi nje shtet Sovran, shtetesine e te cilit duhet ta garantoj edhe vet si antare e perhershme e Keshillit te Sigurimit te Kombeve te Bashkuara. Kremlini zyrtare poashtu e ka nuhatur se as Washingtoni e as Brukseli nuk do te ndermarrin ndonje hap ushtarak, dhe vetem po e kercenojne Rusine me sanksione ekonomike te cilat shpejt do ti heqin, sepse furnizohen vet nga gazi I saje nartyrore.
Por ajo qka eshte me e keqja, vjen ne nje forme te shemtuar politike dhe diplomatike. Ukraina e lenduar dhe e gjakosur, e shtrire per dhe, dhhe e neperkembur nga vet ish kryetari I saje, mbetet per te pritur sulmin mbytes te bishes se gatitur ta shqyej trupin e saje politik.
Porse ky veprim I Rusise nuk ka vetem implikime ne Detin e Zi apo rajonin e Europes se Larget lindore, sepse me nje akt te tille pushtimi, Rusia po shkel te gjith rrjedhen e kodit nderkombetare te drejtesise dhe ligjeve te nenshkruara qysh nga 1946 me konferencen e San Franciskos, e deri te deklarata perfundimtare e Helsinkit te vitit 1975. Keshtu Rusia po e kthen boten politike prap ne mesjeten e eger, kur I forti pushtonte te dobetin vetem se kishte deshire te tille. Neqoftese nje precedent I till nderkombetare do te mirrej afer nga shum qeveri te tjera boterore, ateher sa mijera rajone jan me pakica e shumica te diskutuara nga nje shtet dhe fqinjet e saje.
Kjo eshte krize e permasave globale. Kjo eshte krize qe mund te shkaktoj shkendijat e nje tmerri te madh global.
Gani Asllani. Ne angazhimin me Chatam House. Qendren Britanike te Studimeve Globale.

——————————————————————-

Porse ky veprim I Rusise nuk ka vetem implikime ne Detin e Zi apo rajonin e Europes se Larget lindore, sepse me nje akt te tille pushtimi, Rusia po shkel te gjith rrjedhen e kodit nderkombetare te drejtesise dhe ligjeve te nenshkruara qysh nga 1946 me konferencen e San Franciskos, e deri te deklarata perfundimtare e Helsinkit te vitit 1975.

LEAVE A REPLY