Home Aktuale Rruga për gjallërimin e Malësisë së Bujanocit

Rruga për gjallërimin e Malësisë së Bujanocit

208
0
SHARE

Edhe te paret tane, baballaret e gjysherit, jane perpjekur ta mirembajne rrugen e Malesise se Bujanocit, Muhoc Zarbice qe lidhe edhe fshatrat Qarr, Priboc, Suharrne,Novoselle dhe Ramabuqe. Mirepo me se shumti nga te gjithe qe ka kontribuar, duke e shkri tere pasurine dhe mundin per kete rruge, eshte Ilaz Doktori.

 

Ne mase te madhe ia kane arritur qellimit, ngase e mbajme ne kujtese kur autobusi qarkullonte brenda dites disa here. Tani shtepite e mbetura ne Malesi mund te numrohen ne gishta! Per kete, para pak ditesh eshte mbajt nje takim me perfaqesuesit e ketyre fshatrave, ngase kishte lind ideja qe te fillojme se biseduari mundesine e asfaltimit te kesaj rruge me gjatesi rreth 6 km.

 

Ne kete takim eshte biseduar per levizjen e lire, dhe u mor qendrim qe te perdorim te gjithe menyrat e presionit te mundshem, qe edhe ne te levizim lirshem ne vatrat tona, sa here te duam dhe kur te duam. Mirepo tema bosht e ketij takimi. padyshim ishte, asfaltimi i rruges qe i jep jete kesaj Malesie.

 

Ne bisedat qe kemi pasur ne Bujanoc, na eshte premtuar se 70% te shpenzimeve i mbulon Komuna, ndersa 30% komuniteti. Marre parasyshe te gjitha keto, dhe rendesine jetike te kesaj rruge, kemi ardh ne perfundim se popullata me prejardhje nga Malesia e Bujanocit ka kapacitet ti grumbullon pjesen qe i takon dmth. 30% -in e shumes se pergjithshme.

 

Ne kete takim eshte zgjedh nje grup punues qe do t’i organizon takimet, apo gjerisa te zgjidhet nje keshill me me shume anetare, por edhe me gjithperfshires. Andaj takimi i radhes eshte vendosur te mbahet me date 27.12.2014 ne ora 18.00 dite e shtune te Restaurant ,,Laza” ne Lagjen e Zabelit. Tubimi eshte i hapur per te gjithe, andaj ftoheni te gjithe edhe bashkevendasit nga diaspora te na bashkangjiten ne kete nisme qe ta bejme realitet nje ide qe shume gjenerata vetem e kane enderruar!

 

Grupi punues për organizimin e takimit
ne aksionin asfaltimi i rruges Muhoc-Zarbice