Home LAJME Rrotullohet barka, mbyten në liqe 12 fëmijë

Rrotullohet barka, mbyten në liqe 12 fëmijë

115
0
SHARE

Së paku 12 fëmijë kanë vdekur derisa po lundronin në liqenin Syamozero në Rusi.

Si pasojë e motit me shi dhe erë, mjeti lundrues është anuar dhe i gjithë ekuipazhi kanë rënë në ujë.

Derisa 47 fëmijë dhe tre të rritur kanë arritur të dalin në breg, viktimat që nuk kishin jelekë shpëtimi dhe nuk dinin not janë mbytur, transmeton Lugina Press

Zhytësit ia kanë dalë t’i nxjerrin shumicën e fëmijëve, por katër mbeten ende të zhdukur.

Meqenëse nuk janë marrë shënime se sa persona ndodheshin në barkë, dyshohet se mund të ketë vdekur edhe ndonjë fëmijë tjetër.

“Sipas të dhënave të para, 11 fëmijë kanë vdekur sot në liqe. Shpreh ngushëllime për familjarët dhe miqtë”, ka shkruar Sergey Sobyan, kryetar i Karelia, qytetit ku ndodhi ngjarja tragjike.

Mësohet se viktimat që po shëtisnin, të gjithë janë nga Moska./Lugina Press/