Home Aktuale Rritet niveli i lumit Vardar, rrezikohet “Shkupi 2014”

Rritet niveli i lumit Vardar, rrezikohet “Shkupi 2014”

145
0
SHARE

Nga reshjet intensive të shiut është rritur niveli i lumit Vardar në pjesën qendrore të Shkupit ku janë ndërtimet në kuadër të projektit “Shkupi 2014”.

Niveli i rritur në kuotën maksimale po rrezikon edhe ndërtesat e sapondërtuara të institucioneve që janë ndërtime si pjesë e projektit shumëmilionësh “Shkupi 2014”, ku bëjnë pjesë Ministria e Jashtme, Muzeu Arkeologjik, Prokuroria Publike, Muzeu i VMRO.

Hapësirat dhe bodrumet më të ulta të këtyre institucioneve janë nën ujë dhe se është shpallur shkalla e lartë e rrezikut dhe janë ndërmarrë masat për sigurimin e këtyre objekteve.

 

Dëmtime kanë pësuar objektet e ndërtuara në pjesën brenda lumit, përfshirë edhe dy anije, të cilat mund të dëmtohen dhe të lëvizin nga bazamenti i vendosur, për shkak të rrjedhës së shtuar të lumit dhe nivelit të lartë të ujit. (INA)vardari