Janë rikthyer incidentet e dhunshme në Shkup, ku viktima janë të rinjtë .
Një incident i radhës ka ndodhur mbrëmë në stacionin urban të autobusëve në rrugën “Kemal Sejfula”, ku është sulmuar një 17 vjeçar me inicialet V.K nga fshati Lubancë i Shkupit.
Policia theksoi se i riu është sulmuar nga një grup personash të panjohur dhe se ai është dërguar për shërim në spitalin e qytetit