Home Aktuale Rrënohet xhamia në Zemun! /foto/

Rrënohet xhamia në Zemun! /foto/

947
0
SHARE

Në Zemun, gjatë natës së kaluar është rrënuar objekti fetar, të cilin e kishte ngritur Bashkësia Islame atje.

Siç shkruan N1, aksioni për rrënimin e xhamisë, ka filluar diku në mes orës 03:00-04:00 të mëngjesit të sotëm.

Ishin tre kordone të policisë dhe të xhandarmerisë serbe që siguronin punimet për t’a rrënuar xhaminë.

Në fakt, është rrënuar kati i dytë dhe nënkulmi, i cili pati filluar të ndërtohet “pa leje” në vitin 2014-të. Punimet në ketë objekt, shpeshherë ishin ndaluar, por megjithate fal përpjekjeve të banorëve ky objekt ishte ngritur.

Aksioni i rrënimit të objektit zgjati rreth dy orë, ndërsa në vendngjarje kishin dalur edhë përfaqësuesit e Bashkësisë Islame në Serbi.

Zyrtarët komunal kishin tentuar që gjatë ditës së djeshme të rrënojnë objektin, mirëpo, për t’a mbrojtur “shtëpinë e Zotit”, kishin dalur shumë qytetarë myslimanë, që e penguan një gjë të tillë.