Home MAGAZINA Rita Ora flet shqip në një emision zvicëran (Video)

Rita Ora flet shqip në një emision zvicëran (Video)

81
0
SHARE

uperylli shqiptar, Rita Ora, edhe një herë është treguar shumë krenare me prejardhjen e saj. Ajo në një emision zvicëran ka folur në gjuhën shqipe dhe madje i përshëndeti të gjithë shqiptarët e diasporës.

 Rita ishte e ftuar në një emision zvicëran, ku ka folur rreth karrierës së saj dhe jetës private.

Asaj pyetjet i bënin edhe fansat herë pas here, dhe në një moment ajo u ballafaqua me një fanse shqiptare nga Zvicra.

Rita, që dukej sa bukur aq edhe seksi, ka folur në gjuhën shqipe në baza elementare, duke thënë se ajo e ka të vështirë pasi është rritur në Londër edhe pse e ndjen veten shqiptare pasi prindërit e saj vijnë nga Kosova.

“E kam të vështirë, pasi jam rritur në Londër. Sigurisht se di shqip. Kam përshtypjen se jemi shumë prej nesh këtu në Zvicër”, tha Rita, duken nxitur euforinë e publikut të pranishëm.

Rita nuk e ka mohuar asnjëherë faktin se ajo është shqiptare, prejardhje të cilën ajo e ka vërtetuar se është krenare duke xhiruar videoklipin “Shine Ya Light” në Prishtinë. /luginapress/