Home MAGAZINA Rita fillon përgatitjet për Oscar

Rita fillon përgatitjet për Oscar

41
0
SHARE
Rita Ora ka filluar me provat dhe përgatitjet për performancën që do ta ketë këtë fundjavë në ceremoninë e ndarjes së çmimeve Oscar.
Ajo këtë javë ia ka kushtuar Oskarëve, pasi gjithçka që do bëjë është të përgatisë sa më mirë performacën e saj për këngën e nominuar si kënga më e mirë, “Grateful” nga filmi “Beyond the Lights”.

Rita ka marrë pjesë në një ceremoni para Oskarëve, ku kanë folur për fuqinë e femrës në botën e filmit, ku mes të tjerash ka marrë pjesë edhe fituesja e shumëfishtë e këtyre çmimeve, aktorja Meryl Streep.

Ora është shprehur shumë fatlume në postimet e saj në Instagram, pasi që ka takuar femra që gjithmonë kanë pasur ndikim tek ajo.