Home LAJME Rita dhe Kim me të njëjtin fustan në të njëjtën ndejë (Foto)

Rita dhe Kim me të njëjtin fustan në të njëjtën ndejë (Foto)

154
0
SHARE

Rita Ora dhe Kim Kardashian janë shfaqur me veshje të njëjtë në një ndejë të organizuar nga Madonna.

Askush nuk do ta dëshironte një moment kaq të tmerrshëm, kur shfaqeni në një festë dhe mbani të njëjtën veshje me dikë tjetër, e në veçanti me Kim Kardashian.

Kjo i ka ndodhur këngëtares shqiptare Rita Ora, e cila të enjten mbrëma arriti në një ndejë të organizuar nga Madonna me fustan po thuajse identik me Kim.

Dy yjet, njëra këngëtare dhe tjetra yll-televiziv, të cilat dikur ishin edhe kunata (Rita ishte e dashura e vëllait të Kim), kishin veshur fustane lateksi ngjyrë rozë të ngjitur për trupi.

Më e keqja për Ritën, 24-vjeçe, ishte se Kim, 34 vjeçe, kishte arritur një orë para saj duke fituar e para vëmendjen e të pranishmëve.

Këngëtarja kosovare ka postuar disa foto edhe në rrjetet sociale, por nuk e ka përmendur aspak rastin e fustanit të ngjashëm me Kim.

1 2 3 4 5 6