Home Aktuale Ri-integrimi dhe risocializimi i grave viktima të dhunës familjare

Ri-integrimi dhe risocializimi i grave viktima të dhunës familjare

86
0
SHARE

Ri-integrimi dhe risocializimi i grave viktima të dhunës familjare

Ku më pas?

Autore: Mr. Sc Fatime Ziberi – Psikologe e licencuar

Asst. Universiteti Ndërkombëtar Ballkanik

Gestalt Këshillues/ EMI Practioner

Saherë që te flitet për dhunën në familje të len përshtypje se i kemi thënë të gjitha dhe se kjo temë është shumë e diskutuar dhe trajtuar. Por, sa më shumë të mendohet kështu aq më shumë rritet nevoja të flitet për të, të veprohet dhe të iu ndihmohet atyre.  Për gati një vit, në mënyrë intenzive dhe të përkushtuar si pjesë e projektit “Institucionalizimi i shërbimeve cilësore për rehabilitim dhe integrimin e grave viktima të dhunës në familje” financuar nga Agjencia Austriake për zhvillim (Austrian Development Cooperation – ADC), me fonde nga Bashkëpunimi Austriak për Zhvillim dhe zbatuar nga Rrjeti Nacional Kundër Dhunës ndaj Grave dhe dhunës në familje, kemi qenë për së afërmi të  përkushtuar rreth gjetjes së një mënyre më adekuate për ofrimin e ndihmës dhe mbështetjes konkrete që kërkon kjo kategori.

Dhuna e konceptuar si një veprim i qëllimshëm i pushtetit, me qëllim nënshtrimin, dominimin dhe kontrollin, shkeljen e të drejtave dhe shkaktimin e dëmit është një nga manifestimet më të rëndësishme të diskriminimit ndaj grave, vajzave. Dhuna ndaj grave është produkt i një shpërndarjeje të pabarabartë të pushtetit, i asimetrisë së marrëdhënieve dhe primatit hegjemonist të modelit patriarkal në shoqëritë aktuale; shkelja e tij pengon gëzimin e plotë të të drejtave të njeriut.

Lufta kolektive feministe dhe e grave kanë bërë të mundur përparimin në konsiderimin e dhunës si çështje publike: politike, sociale dhe kulturore, duke arritur ta vizualizojnë atë si një problem shëndetësor dhe sigurie; duke i mbajtur shtetet përgjegjëse për parandalimin, ndëshkimin dhe çrrënjosjen e dhunës. Njohja e të drejtës së gruas për të jetuar një jetë pa dhunë ka fituar konsistencë ndër vite, duke zgjeruar kuadrin e zbatimit të saj. Më e njohura është që të konsiderohet dhuna në familje dhe brenda familjes si dhunë ndaj grave, më konkretisht si dhunë martesore.

Kjo ka qenë dhuna e parë specifike që ka lënë privatësinë në sferën publike. Nuk është më një çështje e familjes apo bindjes se çka ndodhë në familje mbetet aty, përkundrazi ajo  shihet si shkelje e të drejtave të grave, vajzave, dhe kërkon veprime për zgjidhjen e saj nga të gjitha institucionet qofshin ato publike shtetërore apo dhe shoqatave dhe organizatave private.

Për neve mundë të duket sikur bëjmë mjaftueshëm sikur ju dalim në ndihmë dhe se tani e kanë më të lehtë të marrin guximin dhe ta flasin hapur, ta raportojnë dhunën dhe të vazhdojnë më tej. Por, sa në të vërtetë punohet që këto vajza, gra apo nëna marrin kujdesin, vëmendjen dhe trajtimin e nevojshëm, sa është e gatshme shoqëria jonë ti pranoj pa paragjykime dhe të iu siguroj mundësitë e mohuara? Sa jemi në gjendje ti pranojmë dhe ti ri-integrojmë në po të njëjtën shoqëri që ka neglizhuar klithmat e tyre për ndihmë?

Çështja e riintegrimit të grave dhe vajzave viktima/të mbijetuara të dhunës në komunitet dhe shoqëri është një nga çështjet më sfiduese. Kjo për shkak të kulturës  që bazohet në normat e turpit dhe nderit të lidhura me gratë dhe vajzat, dhe ndikimin e saj në nderin e familjes, qoftë në rrethin familjar më të ngushtë  apo dhe më gjerë gjerë dhe që kontribuon në vendosjen e kufizimeve të mëtejshme sociale ndaj grave dhe vajzave.

Pas momentit të raportimit dhe largimit nga agresori dhe vendit të dhunës këto gra/nëna përballen me sfida shumë reale dhe në të shumtën e rasteve ndjehen  të pasigurta, pa ndihmë ose mbështetje adekuate.

Asnjë strategji parandalimi nuk është e plotë pa masa efektive për të adresuar problemin e risocializimit dhe riintegrimit të tyre në shoqëri. Një strategji gjithëpërfshirëse duhet padyshim të marrë parasysh faktin se siguria publike e tyre është e cenuar, dhe ardhmëria e pasigurt, pa ndonjë përkrahje financiare dhe psiko-sociale e mëtejshme nga institucionet përkatëse.

Prandaj kërkohen urgjentisht programet e integrimit social apo re integrimittë cilat janë mjetet thelbësore për rritjen e sigurisë publike të këtyre grave, të cilat janë dy objektiva shumë të rëndësishëm të politikave sociale në të gjitha vendet.Ajo që është erëndësishmetë bëhet për viktimat e dhunës në familje fillimisht është të iu sigurohen kushtet e nevojshme bazë të pavarësisë, për të promovuar autonominë dhe fuqizimin e tyre, duke i lejuar dhe mundësuar të vazhdojnë derisa të arrijnë një jetë pa dhunë dhe gëzimin e të drejtave të tyre.

Fillimisht, është domosdoshmëri sigurimi i mbështetjes financiare për gratë që largohen nga ambienti dhunues dhe janë në një situatë shqetësimi social, pa rrjete mbështetëse sociale  dhe që nuk kanë një hapësirë ​​brenda natës që ofron siguri dhe dinjitet ,  ndihmon me të drejtën për strehim duke vazhduar më tej në sigurimin e aksesit të grave në kurse trajnimi për punësim dhe njëherit dhe mundësi punësimi me institucionet për këtë qëllim, duke promovuar kështu të drejtën për punë. Dhuna me bazë gjinore ka ndikim edhe në punësim. Puna mund të bëhet një instrument ose burim i dobishëm për viktimat, duke u dhënë atyre pavarësi profesionale, ekonomike, personale dhe sociale.

Por si pasojë e dhunës vuan marrëdhënia e punës e viktimave, kështu që nëse vullneti është mbrojtja e tyre gjithëpërfshirëse, bëhet e nevojshme trajtimi i aspekteve të punës në ofrimin e shërbimeve të tyre, në rastin e viktimave të punësuara. Por është gjithashtu e pashmangshme kujdesi ndaj viktimave në një situatë papunësie, për të lehtësuar futjen e tyre në tregun e punës; aksesi në punë pengohet nga paragjykimet dhe diskriminimi në punësimin e grave viktima të dhunës gjinore, detyrë në të cilën kompanitë dhe administratat publike duhet të përfshihen.

Nga analizat të bëra në rajon duke shqyrtuar të gjitha vështirësit dhe aktivitetet konkrete që duhet bërë nga puna pothuajse një vjeçare si pjesë e projektit të lartë përmendur, nxorëm rekomandimet konkrete:

  • Punonjësit e komunave të njihen me Planin Kombëtar të Veprimit për zbatimin e Konventës së Stambollit, dhe të përgatisin plane operative vjetore për zbatimin e detyrimeve që dalin prej tij, për të cilin plan, do të parashihen fonde nga buxheti i komunës.
  • Përfaqësuesit e pushtetit lokal të njihen me Ligjin e ri për Parandalimin dhe Mbrojtjen nga Dhuna ndaj Grave dhe Dhunës në Familje, si dhe zhvillimin e programeve, planeve të veprimit, politikave në përputhje me dispozitat e këtij ligji.
  • Është e nevojshme që stafi nga Komunat në rajonin e Pollogut të trajnohet për dhunën në familje dhe detyrimet e vetëqeverisjes lokale për të zvogëluar këtë problem.
  • Viktimat e dhunës në familje duhet të njihen si një kategori e veçantë e cenueshme e personave së bashku me fëmijët e tyre, si dhe programet dhe politikat që do të përgatiten në periudhën e ardhshme në komunat e Tetovës, dhe komunat rurale, të përshtaten me nevojat e kësaj kategorie të cenueshme.
  • Pushtetilokalnëpërputhje me detyrimetligjorenëprogrametvjetorepërmbrojtjensocialetësigurojënjëbuxhetpërmbështetjenfinanciaretë grave viktimatëdhunësnëfamilje. Përatëqëllim, është e nevojshmetëmiratohetnjëRregullorepërmbështetjenfinanciaretë grave viktimatëdhunësnëfamilje, e cila do tëpërfshijëstrehimtëmbështeturdhendihmëfinanciareindividualepërviktimat e dhunësnëfamilje, që do tëjepetsipaskriterevetëcaktuara.
  • Komunanëbashkëpunim me MPPS -nëtëkrijojnjëqendërkëshillimipërgratëdhefëmijëtviktimatëdhunës, e cila do tëpërmbushëstandardetminimalepërshërbimetëspecializuara, dhe do tësynojëtëndihmojëdhembështesëviktimatqëduantëlargohenngaautoriikrimit, sidhendihmëdhembështetjenëprocesin e riintegrimitdhefillimittënjëjetetë re pa dhunë. Kjo do tëthotë se vetëqeverisjalokaleduhettësigurojëburimefinanciarepërkrijimin e njëshërbimitëtillëdhetëbashkëpunojë me organizatat e grave tëshoqërisëcivilepër ta menaxhuaratë.
  • Është e nevojshmeqëAgjencia e Punësimittëcaktojë masa tëveçantapërpunësimin e viktimavetëdhunësnëfamilje.
  • RekomandohetedukimiivazhdueshëmiprofesionistëvenëQendrënpërPunëSocialepërshkaktëmodelittëritëkrijuartëpunëssëintegruar (menaxhimiirastit) dheështë e nevojshmetëtrajnohentëgjithëprofesionistët .
  • Ështëinevojshëmedukimivazhdueshëmpërpërfaqësuesit e MinistrisësëBrendshmekurmerren me rastetëdhunësndaj grave dhedhunësnëfamilje.

Nuk duhet anashkaluar ndihma psiko-emocionale e këtyre grave dhe familjes respektivisht fëmijëve që kanë qenë ndoshta dhe pjesa më e dëmtuar në gjithë këtë rrjet dhunues. Si rezultat i kësaj në fillim të këtij muaji në kuadër të projektit në Tetovë u hap dhe  Qendra për Mbështetje të Viktimave të Dunës.

Një jetë pa dhunë gjinore është horizonti që drejton betejat tona. Indinjata dhe vuajtja përballë çdo keqtrajtimi dhe abuzimi të vajzave/grave, përballë çdo vdekjeje për shkak të faktit të të qenit grua, mbështet dhe inkurajon përpjekjet tona të mëtejme. Puna vazhdon…….