Home Aktuale Resmie Bajrami Ramadani: Të mos shkaktojmë konflikte të dhunshme, që përçajnë...

Resmie Bajrami Ramadani: Të mos shkaktojmë konflikte të dhunshme, që përçajnë shoqërinë në vend

189
0
SHARE

 

Resmie Bajrami Ramadani, njëra nga kandidatet  e mundshme të  PVD-së për këshillëtare në Kuvedin Komunal të Bujanocit ka bërë thirje  për qetësi gjatë fushatës zgjedhore me qëllim që të mos përçahet shoqëria në vend.

Në vazhdim mund ta lexoni postimin e plotë:

Zgjedhjet kanë fitues dhe humbës. Shumica formon pozitën e re, kurse pakica formon opozitën.

Lutem që të kemi kujdes e të mos shkaktojmë konflikte të dhunshme, që përçajnë shoqërinë në vend që të fuqizojnë kohezionin shoqëror ndërmjet anëtarëve të saj.
Partitë duhet të trajtojnë njëra-tjetrën si konkurrente dhe jo si armike. Le të konkurojm me ide dhe projekte të realizueshme e jo me profile të rreme, fyerjet dhe sharjet nuk kanë zënë vend asnjëherë në kulturën tonë të mos i japim shembuj negativ shoqëris sonë e sidomos të rinjëve.
Demokracia është një sistem institucionesh që i ka rrënjët në kulturën politike, andaj apeloj tek të gjithë që të tregohemi më të matur gjatë fushatës elektorale, të tregojm që ne kemi një kulturë politike.