Home Aktuale Regjisori Valton Jakupi mbron kulturën shqiptare edhe në Vjen të Austrisë

Regjisori Valton Jakupi mbron kulturën shqiptare edhe në Vjen të Austrisë

12
0
SHARE

Këto ditë në organizimin   „Akadeumi/seminarimis“  e Akademinë së Arteve të Austrisë, pikërisht të qytetit të Vjenës, është mbajtur seminari me temën “INTEGRIMI NË INSTITUCIONET SHTETËRORE DHE MBROJTJA E VLERAVE KULTURORE PREJ ANTIVLERAVE“.
Ligjërues të këtij seminari ishin ekpert të fushës së kulturës dhe integrimit si Mag Wolfgang Pauli, Mag. Aleksandra Widhofner, Mag Valton Jakupi, Mag. Norbert Ried, Mag Alex Smith etj.
Në këtë seminar ishin të ftuar edhe shumë ambasadorë të shteteve të ndryshme, si dhe disa përfaqesues nga Ballkani. Interesimi i këtij ishte i madhë ku ishin prezent mbi 560 persona. Në këtë seminar po ashtu është prezentuar edhe raporti për kulturë dhe integrim i Bashkimit Europian, që e ka referuar Mag. Aleksandra Widhofner dhe Mag Valton Jakupi.
Integrim po, por Asimilim jo, dhe i integruar në kulturën e vendit ku jeton, ishte tema e Mag. Valton Jakupit me prejardhje nga Lugina e Preshevës i cili ligjëroi në këtë Akademi. Ai ligjëroi temën se si një i huaj në një shtet europian nuk duhet të asimilohet. Së pari ai që migron duhet ta njohë mirë kulturën, gjeografinë dhe historinë e vet, që e ka më lehtë tani për ta mësuar edhe historinë dhe kulturën e atij vendi që ështe duke emigruar.
Në këtë seminar kishte edhe debate të ndryshme , ku vlenë të theksohen disa pyetje që u bënë për shtetin e Kosovës dhe Serbisë, me çrast u kritikuan politikanët e këtyre dy vendeve ku sipas tyre më shumë rëndësi po i japin politikës dhe korrupsionit se sa çështjes kulturore dhe Integrimit.
Këtyre pyetjeve iu është përgjigjur Mag. Valton Jakupi, i cili e hudhi fajin tek Bashkimi Europian .
„Bshkimi Europian për momentin është duke ndihmuar këto shtete vetë me politik, dhe vet skenaret politike po i pregatit me ekspretët e saj dhe aspak nuk është duke bërë sa i përket fushave të kulturës dhe integrimit, mundeni të gjithë ti kritikoni këto dy shtete, por fajtori qëndron këtu mes nesh, sepse asgjë deri më tani nuk kemi bërë për keto dy shtete në keto fusha“ është shprehur regisori Valton Jakupi.
Me këtë rast Mag Valton Jakupi, kërkoj me përgjegjësi të madhe që të investohet në këto dy shtete në fushën e Kulturës dhe Integrimit, po ashtu dhe të investohet në mjetet e informimit.
Po ashtu në këtë seminar është biseduar edhe për një fond të përbashkët të bashkimit europian ku do të ndihmohen vendet të ndryshme që integrimi dhe kutura të arrijë suksese të mëdha
Ndërkohë sipas disa burimeve të siguruara me kusht anonimiteti në këtë seminar ka patur kritika të ashpra nga ambasada e Rusisë dhe partia SVP nga Zvicrra në adresë të Valton Jakupit ngase ky i fundit kishte thënë se sa i përket çështjes së terrorizmit që po përmendet dhe çdo herë në fokus shqiptarët, nuk ka të bëjë me realitetin sepse çështjen e terrorizmit e ka instaluar vet Europa për ta njollosur islamin. Terrorizmi nuk është çështje e një nacionaliteti, por çështje globale dhe të gjithë duhet të angazhohemi që mos të spekulohet lloj lloj informate, por të kontribojmë të gjithë për kthyerjen e normalitetit tek tek të gjithë religjionet kishte thënë Jakupi në këtë seminar ./Lugina Press/