Home Aktuale Regjisori Valton Jakupi dhuron pajisje shkollore dhe kompjutorë në ...

Regjisori Valton Jakupi dhuron pajisje shkollore dhe kompjutorë në sh.f”Selami Hallaçi” në Rahovicë

857
0
SHARE

Regjisori  europian Valton   Jakupi, me prejardhje nga Tërnovci i Bujanocit i cili  jeton dhe vepron në Zvicër,  ka dhurur sot  pajisje  shkollore për disa nxënës  të  shkollës  fillore”Selami Hallaçi” në Rahovicë të Preshevës dhe disa kompjutor.

Regjisori Valton Jakupi  i  shoqëruar nga aktori Blerim Hasani u pritën ngrohtësisht nga drejtori i kësaj shkolle Amir Sylejmani me stafin e tij.

Amir Sylejmani drejtor i shkollës fillore”Selami Hallaçi” në Rahovicë, vlerësoi lartë kontributin që ka bërë regjisori Valton Jakupi i cili tha që duhet të jetë shembull edhe për mërgimtarët tjerë që mos ta harrojnë vendlindjen e tyre.

Sylejmani tha se shkollat shqipe në Luginë kanë nevojë për shumë gjëra ndaj çdo donacion është i mirëseadhur.

E regjosori Jakupi tha se unë e ndjej obligim moral e kombëtar që edhe pse jetoj në mërgim të kontribuoj në vendlindje në shumë sfera e sidomos ate të arsimit.

Ndaj sot ndjehem rehat qe kamë kontribuar në këtë shkollë pasi që jam dhe nip i  fshatit Rahovicë. ukupi duke e falënderuar drejtorin për mikpritje tha se bashkëpunimi do të vazhdoj edhe më tutje.

Vlenë të theksohet se kjo nuk është hera e parë që regjisori Valton Jakupi ndanë donacion në luginë ngase ai edhe me herët ka bërë  gjeste humane nëpër shkollat e   rajonit të luginës së Preshevës./Lugina Press/